'Bundestagu i qartë'/ Vasili: Rama po u shërben projekteve konfliktuale dhe luftënxitëse në Ballkan

E mërkurë, 25 September 2019 19:56

Bundestagu gjerman ka evidentuar qarte se Shqiperia eshte kthyer ne nje problem serioz ne rajon per shkak te veprimeve e sjelljeve te rrezikshme te Edi Rames.

Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Sipas këtij të fundit, investimi 30-vjeçar i politikës së jashtme shqiptare, qoftë me të majtët apo të djathtët në pushtet, ka marrë një goditje të fortë nga shefi i qeverisë.

Postimi i plotë:

Bundestagu i qarte,Rilindja po rrënon rolin e Shqiperise ne rajon!?

Bundestagu gjerman ka evidentuar qarte se Shqiperia eshte kthyer ne nje problem serioz ne rajon per shkak te veprimeve e sjelljeve te rrezikshme te Edi Rames.

Investimi koherent gati 30 vjecar ne Politiken e Jashtme,ku vijemesia dhe koherenca ne rolin e Shqiperise si faktor paqe dhe stabiliteti, ka qene nje konstante e te gjithe maxhorancave te majta apo te djathta qofshin, ka marre goditjen me te rende.

Shqiperia,qe aspiron te hape negociatat per anetaresim, as qe mund ta imagjinoje realizimin e kesaj aspirate qe nenkupton paqen, bashkepunimin dhe nje klime komunikimi mes vendeve kur kryeministri i saj ju sherben projekteve konfliktuale dhe luftenxitese.

Rama me nje axhende te tille konflktuale dhe rindezese te konflikteve te reja e te vjetra dhe me rihapjen e plageve te se shkuares ne nje rajon, qe me mundime e sakrifica te medha i ka lene pas, e vendos Shqiperine ne poziten me te keqe qe ajo mund te kete pasur ndonjehere dhe saktesisht ne te kundert te te gjithe filozofise se Europes se Bashkuar.

Ndaj ne kete ceshtje madhore e gjithe Shqiperia intelektuale,akademike politike dhe shoqerore duhet te vere me shpatulla pas murit Edi Ramen si fajtorin me te madh te ketij demi historik shume te rende per Shqiperine.

Percaktimet e Bundestagut jane nje kembane madhore alarmi per nje ceshtje shume serioze sic eshte roli thellesisht i kompromentuar i Shqiperise ne rajon dhe humbja e rolit te saj do te jete nje dem me shtrirje te gjate ne kohe.

Ndaj Edi Rama duhet ndalur sot.

Lexoni cfare thote Bundestagu gjerman:

"Deklaratat politike dhe përpjekjet për bashkimin e popullatës shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nën Shqipërinë e Madhe mund të çojnë në konflikte të paparashikueshme në Ballkanin Perëndimor.

Ato duhet të ndalen menjëherë sepse këto përpjekje do të ishin të papajtueshme me anëtarësimin në BE dhe do të çonin nëndërprerjen e negociatave të anetarësimit."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...