Vendimi i Gjermanisë/ Xhixho: “Po” për qytetarët shqiptarë dhe “JO” për qeverinë shqiptare

E mërkurë, 25 September 2019 20:24

Nga Erisa Xhixho/

“Po” për qytetarët shqiptar dhe “JO” për qeverinë shqiptare.

Rezoluta e Bundestagut Gjerman shprehu qartë vullnetin dhe mbështetjen e Gjermanisë ndaj qytetarëve shqiptar në rrugëtimin e tyre europian.

Ndërkohë që qeverinë shqiptare e ngeli në klasë me 9 kushtet e vendosura , në një pozitë më të përkeqësuar se në 2016 , vit kur për herë të parë ne morem rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave.

Pasi pa zgjedhje te lira dhe të ndershme si themeli i demokracisë europiane,
pa reformën në drejtësi dhe ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, SPAK ,pa proçedime penale të personave të përfshirë në vjedhjen e votave ,
pa luftuar krimin e organizuar e korrupsionin, pa vendimin e Gjykatës Kushtetuese për legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 Qershorit , pa zgjidhur krizën e thelle politike nuk mund të kemi datë për çeljen e negociatave dhe fillimin e hapjes së kapitujve që do të bënin të prekshme standartet europiane në jetën e qytetarve shqiptar.

Në këto momente kërkohet maturi dhe përgjeshmëri të qeverisë shqiptare dhe jo festë imagjinare .
Kërkohet angazhim serioz dhe hapa konkretë për të përmbushur kushtet , te cilat uroj te mos shtohen deri në mbledhjen e Keshillit të BE më 18 Tetor nga vende skeptike ndaj nesh .

Plotësimi i këtyre 9 kushteve është jetik për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë në vendin tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...