Berisha: Gjermani Sarrazin, më shqiptar se sa Zografi Bis!

E Enjte, 26 September 2019 11:37

Nga Sali Berisha.

Politikani i njohur gjerman, deputeti jeshil Sarrazin, me deklaratën e tij të djeshme për DW, del më shqiptar se sa Zografi Bis. Kështu, në rast se Zografi Bis, në përpjekje donkishoteske për të mashtruar qytetarët e tij për refuzimin për të katërtën herë të hapjes së negociatave me Shqipërinë, u thotë qytetarëve shqiptarë, “Oh, sa të mira janë, rrofshin kushtet, negociatat u hapën”, deputeti Sarrazin deklaroi dje në radion publike gjermane DW sa vijon:

 “Kushtet shtesë të formuluara nga koalicioni për Shqipërinë e tejkalojnë objektivin. Është e papranueshme që Shqipëria çdo vit të duhet të përmbushë kushte të reja për negociatat e anëtarësimit në BE. Kjo nuk është vetëm e padrejtë, por edhe e padenjë për një bashkekzistencë evropiane,” – përmbyll Sarrazin, deklaratën e tij, duke iu treguar shqiptarëve se për Shqipërinë jo vetëm nuk u hapën negociatat, por u shtuan kushtet.

Turp për Edvinin që përsërit për katër vite me radhë të njëjtin mashtrim se negociatat u hapën, ndërkohë që për shkak direkt të qëndrimeve të tij antidemokratike, negociatat jo vetëm nuk hapen, por vihen kushte të reja, pra mbeten një horizont që largohet çdo vit e më shumë nga ne!"

(Karikaturë e publikuar nga Berisha, në fund të shënimit)

71515447_1379236362237267_8548660338537529344_o.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...