Urimi për fitoren e ekipit skocez te Celtic, BBC i bën jehonë postimit të Metës

E Enjte, 26 September 2019 17:44

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, një tifoz i thekur i gjigantëve skocezë te Celtic ka reaguar mbrëmë përmes një postimi në profilin e tij në Twitter pas suksesit të bardhjeshilëve 5-0 ndaj Partick Thistle. Fitorja e ka kualifikuar Celtic në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës në Skoci, ndërsa Meta reagoi fill pas takimit duke uruar klubin skocez për arritjen.

5-0. Hej miq, sot luajtët futboll apo tenis? Për pak sa nuk e rrëzuat në tokë portën e kundërshtarit! Super Celtic FC! Jeni të mrekullueshëm! Suksese në gjysmëfinalen e League Cup!”, – shkroi Presidenti Meta në rrjetin social.

Menjëherë, postimi ka marrë mijëra pëlqime e komente, por ka bërë edhe jehonë në median ishullore. Rrjeti i famshëm britanik “BBC” ia kushtuar vëmendje të veçantë postimit të Metës, duke shpërndarë edhe postimin e tij në Twitter të bërë mbrëmë.

Kualifikimi i Celtic në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës skoceze është përshëndetur edhe nga shumë larg: nga Shqipëria për të qenë të saktë. Ilir Meta, i cili është presidenti i vendit që nga viti 2017, është mik i ish-mbrojtësit të Celtic, Rudi Vata dhe së fundmi u takua rastësisht me disa nga tifozët e klubit nga Glasgou. Dhe ata padyshim që kanë bërë një përshtypje të madhe dhe që nuk është zbehur aspak, duke gjykuar nga postimi i tij në Twitter”, – shkruante BBC ndër të tjera në artikullin në fjalë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...