Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sërish në lidhje me votimin e djeshëm të Bundestagut gjerman për vendosjen e 9 kushteve për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Sipas Manjanit e rëndësishme është që të ngelen 9 kushte.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit:
Ore të shpresojmë që këto kushtet të ngelen 9, thuaj…!
Se po të kujtohet Hollanda, që ka vendosur të na kthejë vizat, apo edhe Greqia që ka ca “halle” pronash andej nga jugu, do bëhen 9 +?=? ato kushtet…