Tentativa për të zëvendësuar emigrantët me refugjatë, atentati i fundit i Ramës ndaj perspektivës evropiane

Saturday, 28 September 2019 15:40

Nga Ilir Nikolla

Nëse ka një gjë që duhet t’ja kreditojmë qeverisë “Rama” është vendosmëria e saj për të vijuar në të keqen. Megjithë alarmin që është hedhur në publik lidhur me shpopullimin e Shqipërisë, kryeministri dhe qeveria e tij e vijojnë zezonën në të dyja drejtimet, edhe në shpopullimin e vendit dhe zëvendësimin e hapësirave bosh me emigrantë nga e gjithë bota, edhe në përcaktimin e kësaj gjendjeje të përkohshme si të përhershme, duke krijuar lehtësitë që asnjë vend në Evropë nuk i njeh, për t’i shndërruar të ardhurit e rinj në shqiptarë me shtetësi e me të gjitha të drejtat e tjera që rrjedhin nga kjo e “drejtë natyrore”.

Ecja në dy shina, tek pranimi pa doganë i të huajve, nën justifikimin “kemi nevojë për fuqi punëtore nga jashtë” dhe në rrafshin e brendshëm tek përshpejtimi i ndryshimeve në ligjin për shtetësinë, duke praktikuar – pa asnjë precedent në Evropë – akordimin e “ius soli”-t për të gjithë të lindurit në territorin e Shqipërisë s’po ndalet as nga debati i brendshëm, as nga shtimi i gjasave për ndryshime qeveritare e as nga karakteri kushtetues që kanë këto nisma. Çështje të kësaj natyre kërkojnë patjetër një konsensus kombëtar, por Edi Rama duket se i ka përfshirë ndryshimet në ligjin për shtetësinë dhe pranimin me ligj të forcës së huaj punëtore në një kalë beteje që do t’i kalërojë pa arritur zgjidhjen për krizën politike.

Sot u njoftua se Ministria e Brendshme dhe ajo e Financave kanë gati ndryshimet në projektligjin për lejet e punës për të huajt, ndërkohë që qysh në korrik, Ministria e Brendshme pat njoftuar se tashmë e ka përfunduar hartimin e projektit për ndryshime në ligjin për dhënien e shtetësisë. Me fjalë të tjera, Shqipëria do të bëhet e dëshirueshme për çfarëdo azilanti që synon Evropën, por që mund të gjejë ndonjë xhambaz-biznesmen që t’i japë lejen e punës në Shqipëri. Pas disa vjetësh, edhe fëmijët e azilantit do të kenë fituar shtetësinë shqiptare dhe në vend që në BE të shkojmë sa më shpejt e duke ju përshtatur legjislacionit evropian, do të mbërrijmë të shndërrojmë në një kamp fushimi në kufijtë e BE-së, pa ndonjë perspektivë për t’u pranuar, për shkak të kufijve porozë dhe në të ardhmen edhe vështirësive që disa “shqiptarë të rinj” do të paraqesin për integrimin e tyre në kontinentin e vjetër.

Këtu s’ka vend as për racizëm e as për ksenofobi, kemi të bëjmë thjesht me një politikë apatride, pasojat e së cilës do t’i vuajmë në një afat të gjatë. Shpallja “kemi nevojë për fuqi punëtore” nuk e ka burimin tek plakja e popullsisë, as tek zhvillimi i vrullshëm industrial, por tek rrënimi i perspektivës se Shqipërinë do ta gëzojnë shqiptarët. Për të gjithë ata që e duan Shqipëinë së pari të shqiptarëve, është urgjente ndalimi i hemorragjisë së largimit dhe rikthimi i shpresës, dhe jo kalcifikimi i saj, duke sjellë si pasojë edhe mbushjen e vendit me azilantë, klandestinë e ndoshta edhe me kripto-terroristë. Dhe derisa ta kemi gjetur ilaçin për të ndalur hemorragjinë, duhet t’i japim kohë vetes, duke ngitur llogore ndaj dy nismave të fundit antikombëtare që po ndërmerr klika apatride e Edi Ramës.    

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...