Kjo grafike eshte dramatike sepse ben diferencen midis brezave dhe tregon revolten tek brezi i moshuar ndaj bythpambukeve te brezit te ri...Selami kontemporan behet nervoz kur shikon qe ngrihen komisione hetimore per shkarkimin e Presidentit te Republikes. Te gjitha humbje kohe, e terci e verci...Dhe i kujtohet Koha e dikurshme, ose sic e quan ai, Koha e rregullit dhe e disiplines...Ne ato kohera te lavdishme, Komandanti nuk pyeste as per Haxhi Lleshin e as per Haxhi Preshin, por krap me nje te prere gershere e mbyllte historine...Dhe Selamit kontemporan i vjen ai afshi rinor qe nuk shuhet kurre, por qe nuk meshirohet ne trupin e mplakur nga vitet...Rremben kallashin dhe kapercen kangjellat e Presidences, dhe ju gerthet me te madhe te gjitheve, qe nga Presidenti e deri tek roja : Perjashtaaaaaa !