Fitoret e pakërkuara të Ilir Metës!

Hënë, 30 September 2019 09:46

Nga Petrit Vasili

Sot në Shqipëri beteja për mbrojtjen e shtetit ligjor, pra integritetit të zbatimit të ligjshmërisë udhëhiqet vetëm nga Ilir Meta.

Në një shtet normal të së drejtes, zbatimi i ligjit është detyrë edhe e qeverisë dhe çdo organi të pavarur. Por realisht në shtetin e kapur e të kriminalizuar gjer në palcë të Edi Ramës ndodh e kundërta, pra ligji nuk ekziston, shkelet dhunohet nga vetë qeveria, pra ligjet nuk mbrojnë asgjë dhe askërkënd.

Në sajë të integritetit të tij Ilir Meta duke u vendosur vetem në krah të Kushtetutës e ligjit ka fituar pa e kërkuar rolin e mbrojtësit të vetëm të shtetit ligjor në Shqipëri.

Për shkak të një kryeministri të marrë si ky yni, pluralizmi në Shqiperi si themeli i shoqerisë demokratike, që lind përmes votës së lirë dhe zgjedhjes mes alternativave ka marrë goditjen më të rëndë.

Synimi i vetëm i Edi Ramës ka qenë vetëm një: asgjësimi i votës së lirë shndërrimit të saj në një formalitet të kontrolluar tërësisht nga qeveria dhe krimi.

Ilir Meta besnik i parimeve të tij ka berë gjithçka duke mbrojtur votën e lirë dhe garën e alternativave, duke mbrojtur në këtë mënyrë themelin e demokracisë.

Raporti i OSBE-ODIHR vulosi qartë dhe pa asnjë ekuivok këtë rol të shkëlqyer të presidentit.

Asnje trakt Venecian nuk mund ti jape alibi 30 qershorit mund te dale mbi gjykatesin e vetem te zgjedhjeve qe eshte OSBE-ODIHR.

Serish edhe ne kete beteje te madhe Ilir Meta ka marre nje tjeter fitore te madhe te pakerkuar duke mbetur i vetmi nder institucionet e ketij vendi qe sakrifikon gjithshka ne kete beteje per voten e lire dhe pluralizmin.

Mungesa e votes se lire dhe shtetit ligjor ka polarizuar ekstremisht politiken dhe shoqerine duke e rritur tensionin social deri ne nivele shperthyese,kjo ka tronditur edhe sigurine publike, e cila eshte bazamenti me jetik per qytetaret dhe biznesin ne perditshmerine e tyre.

Edi Rama ne babezine e tij per te bere zgjedhje pa opoziten dhe per tja dhuruar pushtetin krimit e tronditi sigurine publike ne ato nivele ku situata mund te precipitonte ne menyren me shkaterrimtare.

Ilir Meta serish saje i integritetit te tij me shtyrjen e zgjedhjeve beri nje veprim madhor ne mbrojtje te sigurise publike,te ekulibrave shume te brishte te vendit dhe qetesise se qytetareve.Serish ai dhe presidenca e tij ishin i vetmi institucion qe e beri kete.

Ndersa Edi Rama ishte i vetmi qe kerkonte nje destabilizim te sigurise publike me qellim fajesimin dhe pas goditjen e opozites per te bere alibine e krimit zgjedhor.

Ilir Meta mori serish nje fitore te pakerkuar edhe ne kete drejtim.

Ne kontrast me kete realitet shume te qarte e te faktuar shfaqen qesharake edhe perpjekjet e ndonje trakti Venecian qe mori atributet e nje trupe policore dhe qe u perpoq mjerueshem ti krijonte alibi politikes kriminale te Edi Rames duke dale hapur kunder sigurise publike te Shqiperise dhe shnderrimit te saj ne nje shesh civil lufte me pasoja shkaterrimtare.

Nderkohe qe integrimi europian ben hapa te rende pas per shkaqet e mesiperme Ilir Meta serish ka qene i vetmi institucion ka bere gjithshka qe te integrimi te mos ndalej dhe te elimnoheshin ato faktore te rende qe pengonin perparimin e tij .

Duke insistuar se suksesi i integrimit arrihet me veprime dhe jo me fjale shtyrja e zgjedhjeve nga Ilir Meta ne funksion te mesazhit pozitiv qe do te jepej ne funksion te integrimit ishte serish nje veprim i madh.

Ne te kundert Edi Rama ne 30 qershor beri votime moniste qe damkosen keqas Shqiperine dhe i bllokuan asaj i integrimin europian.

Ilir Meta serish mori nje fitore te pakerkuar si kampioni i vetem institucional ne Shqiperi ne favor te integrimit dhe hapjes se negociatave.

Keto fitore te pakerkuara,por shume te medha te Ilir Metes, te perjetuara ne menyre te pergjegjshme dhe me modesti prej tij kane mbajtur gjalle shpresen ne Shqiperi,kane lene rruge te hapura dhe kane evituar tragjedi.

Keto fitore te pakerkuara por vertet te medha Ilir Meta i ka perjetuar pa asnje triumfalizem,por me venien para vetes te shume sfidave te reja per ta mbrojtur Shqiperine e dobet e me shume halle.

Sigurisht majmuneria rilindase eshte kacavjerrur neper deget e pemës se krimit qe ti zbehe keto fitore,por jo vetem nuk ja ka harritur por perkundrazi ka cjerre te pasmet dhe ashtu si majmunet qe i kane te rjepura edhe keta kane nxjerre veten lakuriq ne qellimet e tyre te zeza antishqiptare.

Fitoret e pakerkuara te Ilir Metes jane kaq te qarta sa dhe dokrrat e akaparuara te ndonje trakti Venecian, qe kishte qellim te vetem krijimin e alibive per krimin politiko elektoral te 30 qershorit, i vune akoma me mire ne dukje keto fitore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...