Ish-ministri Eduard Halimi: Vlerësimet për zgjedhjet nuk janë kompetencë e Venecias

Hënë, 30 September 2019 15:08

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka komentuar draft raportin e publikuar në media të Komisionit të Venecias lidhur me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Halimi ka sqaruar në “Ora News” procedurën që ndiqet me opinionet e Komisionit të Venecias. Ai tha se dokumenti nuk është përfundimtar, por vetëm draft.

Sipas tij, në të kaluarën ka ndodhur që një opinion i Venecias është ndryshuar, në detaje të veçanta, në miratimin përfundimtar që i bëhet në Komision.

“Dokumenti u ka ardhur palëve për njohje, sipas rregullave të Komisionit të Venecias. Zakonisht nuk publikohet, siç ndodhi këtë herë. Më pas drafti diskutohet në Komisionin e Venecias, ku komisionerët e miratojnë si raport që vlen jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për raste të tjera. Gjatë miratimit ka pasur raste kur pika të ndryshme të raporteve, detaje, apo kontekste të caktuara mund të ndryshohen”, tha Halimi.

Ish-ministri shtoi se pjesa ku jepen vlerësime për votimet e 30 qershorit është diçka që ka dalë jashtë kompetencave të misionit të vëzhguesve. “Për zgjedhjet janë institucione të tjera ndërkombëtarë që përgjigjen. Nuk besoj se në raportin përfundimtar Venecia do lërë frazat që lidhen me zgjedhjet, që edhe kur i fiton 1 parti vetëm në garë, quhen demokratike”,- tha Halimi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...