Deputeti Lefter Maliqi u shpreh se në Kuvend po zhvillohet shoë i rradhës, sepse po vjen era e zgjedhjeve.
“Ky popull ka nevojë për një tërmet politik për të zhdukur nga skena politike ministra e ish-ministra, deputetë të lidhur me krimin.
Nga ta filloj, nga socialistët që janë të zhgënjyer nga Rilindja.
Premtuat 300 mijë vende të reja pune dhe i detyruat shqiptarët të largohen.
Kanabizuat vendin, shtuat varfërinë dhe papunësinë.
Ikni në Fier, Vlorë, Ballsh, Tepelenë, Dukagjin, Krujë, dhe shikoni si po mbillen parcelat me drogë, sepse po afrohen zgjedhjet.
Drogaxhinjtë po lëvizin të lirë, fukarenjtë janë në burg, për shkak të këtij sistemi të kalbur politik.
Po mbyllen shkollat, po largohen shqiptarët. Kush shan më shumë Presidentin e Republikës dekorohet, ja këtë keni bërë ju.
Duhet një vetting në politikë, atë që keni frikë ju të bëni. Nëse sot dalin ministrat në një sistem mazhoritar, hiq dy apo tre prej tyre, të tjerët nuk fitojnë”, tha Maliqi.