Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi është shprehur i ashpër me të gjithë emisionet televizive mbrëmjen e djeshme.
Pothuajse në të gjitha panelet është diskutuar raporti paraprak i Komisionit të Venecias, ndërkohë Blushi nuk kursen aspak ironinë.
Madje të ftuarit Blushi i krahason me agjentët e shërbimit sekret të Jugosllavisë.
"Nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran, për të sharë Presidentin dhe "mbrojtur" Kushtetutën', shprehet ai, teksa përmend edhe kokainën në Durrës.
Komenti i plotë:
Sa mirë që mbrëmë rastësisht të gjitha televizionet dhe debatet e darkës u morën me Komisionin e Venecias.
Nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran, për të sharë Presidentin dhe "mbrojtur" Kushtetutën.
Jetojmë në kohë magjistarësh!
Ngarkesat nisen nga Amerika Latine me banane, kapet kokainë dhe del oriz.
Të dashur përsheshngrënës, ju bëftë mirë pilafi!