Nga Artan Fuga
Pas VKM-së për orientimin krejtësisht të gabuar të kërkimit shkencor, pa e konsultuar me komunitetin e kërkuesve shkencorë dhe profesoratit universitar,
pa marrë asnjë model perëndimor, jam i bindur se për të përballur politikat e mbrapshta të qytetares Besa Shahini në Ministrinë e Arsimit si edhe ato të qeverisë që shpreh ky vendim, ka vetëm një rrugë:
Krijimi i një Komiteti Kombëtar për Shpëtimin e Kërkimit Shkencor dhe Dijes Universitare.
Ose ndryshe, ne intelektualët e këtij vendi nuk jemi vetëm qazima, hajdara, a kadrinj, apo lëpirës kazanësh, tepsish, a uturakësh, por jemi thjesht legena me grada!
Por, kërkimi shkencor dhe shkenca nuk janë pronat tona ore kolegë, shefa, të zgjedhur në senate, por janë vlera të shqiptarizmit.
O doktorantë! Jeni të mbaruar!
T'i braktisësh, je tradhëtar!