Nga Ylli Manjani:
Edhe njëherë mbi drejtësinë e barazinë para ligjit.
Lulzim Basha, kryetar i PD, mbi një supozim portali në Amerikë, pa asnjë provë direkte është marrë i pandehur për një pagesë inekzistente konsulentit të huaj. Me këtë të fundit PD kishte një kontratë, si dokument legal dhe, ka pagesa të provuara në bankë.
Ndërsa gjykata Amerikane, provon tashmë se Edi Rama ka paguar 80 000 dollarë për një foto me Obamën. Këtë pagesë askush nuk e di si u bë, nga ç’llogari, ç’bankë e me çfarë kontrate?!!!
Por Edi Rama nuk merret i pandehur, megjithëse fakti penal është EVIDENT.
Sa më takon, nuk jam për burgosjen e as njërit, por kush të gjendet fajtor të paguaje paratë dhe të ndalohet të kryejë detyrë publike.
Por si fillim duhet të jenë të dy njësoj para ligjit! Këtu kemi mbetur dhe as kjo “FBI” virtuale këtu në Tiranë spo na bën asgjë…