Grabitja e pronës tek teatri, Vokshi: Rama, Veliaj dhe Bashkëpunëtorët e tyre do përgjigjen para ligjit

Tuesday, 01 October 2019 14:15

Ish deputejta demokrate Albana Vokshi ka dalë para mediave në një deklaratë ku ka denoncuar abuzimin skanaloz te Rames dhe Veliajt me pronen e Teatrit Kombetar.

“Rama dhe Veliaj shkelin dhe ligjin e tyre korruptiv për grabitjen e tokës publike dhe Teatrit Kombëtar’, tha Vokshi.

• Mbajnë të fshehtë emrat e kompanive që kanë pranuar të bëhen pjesë e planit mafioz për ndërtimin e 6 kullave.

 

• Bashkëpunëtorët e tyre, përfshirë Bjarke Ingels dhe Fusha shpk. do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Edi Rama dhe Erion Veliaj po mbajnë në fshehtësi të plotë kompanitë që kanë shfaqur interesin për projektin mafioz të shkatërrimit të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit në truallin e tij dhe në pronën tjetër publike të 6 kullave, ku do të pastrohen paratë e pista nga droga dhe korrupsioni.

Data 19 Shtator ishte afati i fundit, kur kompanitë duhet të dorëzonin dokumentat, por gati 2 javë pas skadimit të këtij afati, as qeveria, as bashkia nuk bëjnë publike emrat e kompanive që kanë shfaqur interesin për t’u bërë pjesë e planit 200 milionë euro të Edi Ramës.

Megjithëse edhe tërmeti i fundit rrëzoi tezën kryesore të Ramës dhe Veliajt se Teatri Kombëtar rrezikon të shembet nga vjetërsia, Edi Rama po vazhdon në fshehtësi planin mafioz për Teatrin Kombëtar, në bashkëpunim me Erion Veliajn, kompaninë Fusha dhe arkitektin Bjarke Ingels.

Ligji Special për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe grabitjen e pronës publike për interesa korruptivë, për shkak të kufizimeve të qëllimshme: 

• Përjashton de facto kompanitë vendase dhe të huaja nga gara, duke shkatërruar barazinë në garë. Ai vendos si kriter kryesor pronësinë 40 përqind të truallit privat pranë Teatrit nga kompania pjesëmarrëse. Këtë kritër e plotëson Fusha, që paguan 900 euro hotel për nënkryetarin e Bashkisë dhe ndonjë klient tjetër i Edi Ramës që po mbahet e fshehtë.

Projekti mafioz dhe kriminal  për ndërtimin e kullave ne tokën publike dhe të Teatrit Kombëtar 

• Shkel kushtetutën

• Shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian

• Nuk ndjek rregullat e Ligjit për Prokurimet për konkurencë të ndershme dhe barazi në tender

• Shkel Autonominë Vendore dhe disa ligje të tjera.

Edi Rama ka paracaktuar gjithçka për projketin ku synon të pastrojë paratë e pista dhe të fitojë 200 milionë euro. Ka paracaktuar kompninë fituese, ka paracaktuar edhe projektin për Teatrin e ri, një bashkëpunim kriminal me arkitektin e tij Bjarke Ingels.

Partia Demokratike do të ndjekë rrugën ligjore për të vënë para drejtësisë bashkëpunëtorin e Edi ramës në veprën korruptive të grabitjes së tokës publike dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Tiranës, Bjarke Ingels.

Bashkëpunëtorja tjetër në krim e Edi Ramës, kompania Fusha shpk, e cila ka përfituar 100 milionë euro tendera publikë 5 vitet e fundit, do të përballet me Ligjin e ri Antimafia.

Mbajtja e fshehtë e procedurës kriminale, korruptive dhe mafioze, nuk ka për të ndihmuar as Edi Ramën, as Erion Velinë, as bashkpunëtorët e tyre nga përballja me drejtësinë dhe me ligjin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...