Tedi Blushi paralajmëroi valën e mafies shqiptare të drogës

Tuesday, 01 October 2019 20:12

Nuk ndalon mafia shqiptare duke sjellë drogë. Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit, pati paralajmëruar se qeveria dhe mafia janë në aksion për tregti kanabisi, kokaine dhe do t’jua dëgjojmë zhurmën. Ai pati bërë thirrje se duhet që organet ligjzbatuese të luftojnë këtë mafie të rrezikshme, por me sa duket mafia ka lidhje me struktura të caktuara qeveritare shqiptare. Nuk ka se si ndodh ndryshe, pasi nuk mund të nisen sasi në disa miliona euro kokainë nga Amerika e Jugut drejt Shqipërisë pa patur garanci shtetore shqiptare.

Dhe ja sot nga Brazili lajme për mafien shqiptare me kokainë drejt Elbasanit, nga Ekuadori prapë kokainë drejt Durrësit. Para pak çastesh del dhe një operacion i policisë hollandeze. Kapen 13 mln euro para droge shqiptare në Holandë, 2 shqiptarë në pranga. Falë një aksioni blic, policia holandeze arriti  të sekuestrojë plot 12.8 milionë euro, cash.

Sipas gazetës holandeze NRC, paratë u gjetën pas kontrollit në pesë prona në Amsterdam, ndërsa thekohet se, kjo sasia më e madhe e parave e kapur ndonjëherë.

Gjatë operacionit janë arrestuar dy shtetas nga Shqipëria, një burrë dhe dy gra nga Kolumbia, një burrë nga Zelanda e Re dhe një nga Maroku. Gjithçka nisi tre javë më parë pas një informacioni se kolumbianët, që mund të ishin përfshirë në importimin dhe shitjen e kokainës në Holandë, ndërsa një grua 52-vjeçare nga Kolumbia cilësohet si përgjegjëse për trafikun.

“Bandat e drogës fitojnë shuma të jashtëzakonshme nga trafiku i drogës. Të dyshuarit jetonin krejtësisht jashtë radarit”, është shprehur Olivier Dutilh, kreu i Shërbimit Rajonal të Hetimit në Amsterdam.

https://www.nrc.nl/nieuws/2019/10/01/politie-vindt-bijna-13-miljoen-euro-in-groo 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...