Zhurma kundër Metës, zhurmë e sajuar nga kryeministri për të vjedhur

E mërkurë, 02 October 2019 09:34

-Taktika qeveritare mbetet djallëzore, pasi duke bërë sikur po mbrojnë kushtetutën, ndërkohë po vjedhin e bëjnë kërdinë me koncensione, privatizime, PPP-të, me tenderime si dhe duke kontrolluar rrjetet e kokainës nga Amerika Latine. Nën këtë zhurmë po përgatisin të kalojnë me ligj tjetërsimin e pronave publike e private në llogari të disa përsonave të lidhur me qeverinë.

-Në mënyrë gati përverse prej një jave, “juristë” të PS dhe gjithë media përfituese prej kryeministrit po bombardojnë opinionin me gjasme “shkelje” të Kushtetutës nga Presidenti, kur në fakt Komisioni i Venecias në asnjë rresht të draft-raportit nuk përmend fjalën shkelje të Kushtetutës dhe as nuk kërkon shkarkim. Gjithë kjo zhurmë e përhapur këto ditë fsheh  një tjetër hall të qeverisë “Rama” për të kryer megavjedhjen e shekullit me një grup biznesmenësh.

Sulmet e PS dhe qeverisë kundër Presidentit të Republikës janë tema e ditës në politikë. Edhe kur zhurma zbehet, pasi nuk ka asnjë bazë ligjore kundër kreut të shtetit, socialistët gjejnë forma të reja për të riaktivizuar fushatën kundër Ilir Metës. E tillë është dhe fushata që po bën urdia e Rilindjes kundër Presidentit me dokumentin që nxori nga sirtarët për Komisionin e Venecias. Draft-opinioni i Komisionit të Venecias nuk ka nevojë për koment. Aty thuhet qartë se Presidenti nuk duhet të shkarkohet dhe se Presidenti nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës.

Në mënyrë gati përverse prej një jave, “juristë” të PS dhe gjithë media përfituese prej kryeministrit po bombardojnë opinionin me gjasme shkelje të Kushtetutës nga Presidenti, kur në fakt Venecia në asnjë rresht të draft-raportit nuk përmend fjalën shkelje të Kushtetutës dhe as nuk kërkon shkarkim. Gjithë kjo zhurmë e përhapur këto ditë fsheh në fakt një tjetër hall të qeverisë “Rama” për të kryer megavjedhjen e shekullit me një grup biznesmenësh. Mazhoranca ka gati të ashtuquajturin projekt të Korporatës së Investimeve. Janë një sërë ligjesh të ndryshuara, duke nisur nga ai i pushtetit vendor, që i jep të drejtë qeverisë të grumbullojë prona private dhe shtetërore për interes të investimeve. E thënë ndryshe, çdo qytetar që ka një pronë në një zonë ku ka interes për investime nga biznese të mëdha, qeveria ka të drejtë ta tjetërsojë apo transferojnë pronësinë në funksion të zhvillimit të këtyre biznesmenëve. Pjesë e kësaj pakete janë dhe ndryshimet në ligjin për bashkitë i japin të drejtë këshillit bashkiak me votim të thjeshtë 50 + 1 % t’i kalojë pronat, kur kërkohen për në fondin e Koorporatës së Investimeve.

Është një projekt që sado i nevojshëm të quhet për zhvillimin e investimeve, praktikisht është grabitje e pronave publike, por edhe pronave private apo të tjerave që kanë status ende të paqartë. Përfituesit real i këtij projekti nuk është shteti, por kompanitë private, oligarkë vendas dhe të huaj që do ta kenë më lehtë të marrin pronat nga qeveria, pasi kjo e fundit i ka grabitur nga qytetarët. Ky projekt i kundërshtuar nga institucionet ndërkombëtare është dërguar në Komisionin e Venecias për marrje mendimi nga qeveria “Rama”. Në 11 tetor, kur Venecia pritet të nxjerrë dokumentin përfundimtar për Presidentin e Republikës do të dalë dhe raporti për Koorporatën e Investimeve. Për të kaluar në heshtje skandalin e vjedhjes së miliarda euro pronave, qeveria po merret vetëm me çështjen e Presidentit të Republikës. Mediat janë fokusuar tek sesioni plenar i Komisionit të Venecias më 11 tetor ku mazhoranca do përfaqësohet nga Taulant Balla. Por, ajo që nuk përmendet është se bashkë me të do të shkojë edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i cili do të bëjë mbrojtjen për ligjin e Pronave e cila përfshin Korporatën e Investimeve.

Në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias thuhet se po  përgatitet mendimin për një projektligj lidhur me pasuritë e paluajtshme, i cili synon të përfundojë proceset e pronësisë kalimtare. Teksa vëmendja e shqiptarëve do përqendrohet tek Presidenti, në të njëjtë seancë varet fati i pronave të tyre të cilat priten të rrëmbehen nga qeveria dhe oligarkët.

Projekti i vjedhjes së pronave me Korporatën e Investimeve është cilësuar nga opozita dhe ekspertë të ekonomisë si një nga ligjet që mund të sjellë pasoja të rënda për qytetarët. Synimi është mbledhja e pronave publike dhe asete të tjera dhe vënia në përdorim për investime private të disa përsonave të lidhur me qeverinë, gjë që do të thotë se çdo kompani vendase dhe e huaj që do të investojë në Shqipëri, bie fjala në bregdet, nuk kontakton pronarët realë të tokës, por qeverinë “Rama”.

Në këtë mënyrë shkelet një nga parimet kryesore të shtetit për njohën e pronës, ndërkohë që qeveria kryen një vjedhje të hapur me ligj. Ky projekt pret miratimin këto ditë dhe ka vënë në alarm gjithë institucionet ndërkombëtare, si një praktikë jo demokratike. Por qeveria e ka gjetur mënyrën sesi të mos merret njeri me këtë çështje. Zhurma që po bëhet për Presidentin dhe sulmet e sponsorizuara ndaj tij, janë mënyra më e mirë për mbajtur vëmendjen e qytetarëve larg problemeve reale. Qeveria “Rama”, me ligjin e Korporatës së Investimeve kërcënon pasurinë publike dhe të çdo qytetari duke kthyer modelin e shpronësimeve si në komunizëm, ndërkohë skandalin po e mbulon me zhurmën ndaj kreut të shtetit. Mili Xhani/ kohajonë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...