Rama paralajmëron dështimin me negociatat: Franca ka të drejtë të mos e ketë mendjen tek ne

E mërkurë, 02 October 2019 17:27

Më 18 tetor Bashkimi Europian do të shprehet lidhur me çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, por në mënyrë që të merret një vendim pozitiv, vendet anëtare duhet të votojnë në unanimitet, pasi edhe një “Veto” e vetme do ta rrëzonte vendimin për Shqipërinë.

E mesa duket Franca do ti thotë “Jo” negociatave.

Paralajmërimi i votës kundër u bë nga vetë kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili duke hequr çdo përgjegjësi për një dështim të radhës, ripërsëriti tezën e tij se kjo çështje “nuk varet nga ne”.

Rama i bëri apel shqiptarëve që të mësohen se integrimi në BE është përfshirja në një familje me shumë anëtarë me shumë interesa që jo gjithmonë përputhen.

Kryeministri Edi Rama tha se komunikimet me presidentin e Francës, Emanuel Macron i ka pasur për tërmetin ku homologu ka shprehur solidaritetin e tij për pasojat në Shqipëri, por referuar vendimit të Parisit zyrtar për çeljen ose jo të negociatave, kreu i qeverisë tha se ky vendim nuk varet nga ne.

Rama tha se plotësimi i dy prej kushteve të vendosur nga Bundestagu gjerman janë plotësisht të realizueshme brenda këtij viti.

“Me Parisin jemi duke komunikuar për tërmetin. Që në momentin n e parë presidenti më ka telefonuar. Sa i përket negociatave, nuk dua të bëj përsëritje: Por nuk varet nga ne! Varet nga të tjera arsye jashtë nesh. Nëse me Bundestagun kemi një marrëdhënie për shkak të një marrëdhënie tjetër, një raport partiak me Shqipërinë. Unë nuk jam në gjendje të them se cili do të jetë përfundimi nga ana e Francës, por mirëkuptoj që Franca është një vend i madh, një nga dy themeluesit e idesë së BE-së, ka të drejtën të mendojë dhe të shohë ndryshe, dhe ka të drejtën të mos e ketë mendjen tek ne, pavarësisht sa e padrejtë mund të na duket dhe pavarësisht sa të padrejtë e mendoj unë. Është e rëndësishme që kemi kaluar barrierën e Bundestagut, kemi marrë një PO që është e qartë. Ka dy kushte që janë plotësisht të realizueshme brenda këtij viti, qoftë Reforma Zgjedhore, qoftë plotësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe funksioni i Gjykatës së Lartë edhe SPAK. Pastaj, të tjerat nuk janë më në dorën tonë. Duhet të mësohemi që integrimi në BE është përfshirja në një familje me shumë anëtarë me shumë interesa që jo gjithmonë përputhen, dhe jo gjithmonë përputhen në të njëjtën kohë. Mund të ndodhë që në atë moment dikush nga anëtarët të ketë zgjedhje, dhe të thotë më interesojnë zgjedhjet tani jo Shqipëria. Dy kushtet e Bundestagut janë të rëndësishme se na cojnë në konferencën ndërqeveritare të BE-së. Cdo hap, në cdo kapitull, në cdo paragraf ka nga një kusht, që duhet përputhur legjislacioni, për peshkun, për tërmetin, për ajrin, për detin, për për…janë të gjitha gjëra që na bëjnë shtet anëtar. Na përshpejtojnë të bërit shtet evropian, siç ndodhi me drejtësinë”, tha kryeministri Edi Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...