Shterojnë idetë e Ramës për qeverisjen, sot miratoi propozimet e Bashës për të prekurit nga tërmeti

E mërkurë, 02 October 2019 22:20

Qeveria ka miratuar sot vendime lidhur me situatën pas tërmetit të 21 shtatorit që përfshiu vendin duke shkaktuar dëmtime në disa prej banesave dhe objekteve, veçanërisht atyre që konsiderohen të amortizuara, por edhe ndërtime të reja.

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me mediar sqaroi edhe disa nga masat që ka marrë qeveria në lidhje me situatën dhe çfarë do të përfitojnë konkretisht të prekurit.

“Buxheti do të garantojë përdorimin e fondit rezervë për tërmetin. Përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë tek banesat e dëmtuara nga tërmeti. Do sigurojmë ekzaminim për ashensorët, të sigurohemi që të plotësojnë kriteret. Masa detyruese për ndërtuesit, investitorët për të lidhur një kontratë 10-vjeçare me blerësit e apartamenteve që të mbulohen dëmet ndaj të tretëve për shkak të fenomeneve natyrore”, tha Rama.

Ai gjithashtu tha se do të përshpejtojnë lejet e ndërtimit për ata që kanë pasur dëmtime nga tërmeti, studime thelluara në planifikimin e territorit që lidhen me fenomenet natyrore, organizim funksional të policimit qytetar, gjatë emergjencave natyrore.

“Leja e ndërtimit për godina kolektive do lidhet me sigurimin, jo me leje pa policën e sigurimit, me futjen e kompanisë se sigurimit s’do ketë blerës të mashtruar.

OSHEE dhe kompanitë e ujësjellësit do marrin vendime për të zeruar deturimin e familjeve të dëmtuara që janë në kushte pabanueshmërie. Zerohen borxhet dhe subvencionimi 100 për qind i tarifës edhe kur nuk je në banesë. Për të tjerat masa të përshkallëzuara në varësi të dëmtimi”, tha Rama.

Por ajo që tërheq vëmendjen nga vendimet e miratuara është fakti se ato janë propozuar më parë nga kreu demokrat Lulzim Basha.
Më konkretisht Basha nga Durrësi, një nga zonat më të prekura nga tërmeti, propozoi caktimin dhe shpalljen publikisht të fondit të posaçëm të buxhetit për riparimin e banesave të prekura, pezullimin e pagesave të ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes, pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.

Propozimet e Bashës

• Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes.

• Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura.

• Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes.

• Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.

• Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.

Modifikuar më E mërkurë, 02 October 2019 21:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...