“Qeveria thellon skandalin te Unaza e Re” LSI: Sot në parlament kontrata për grabitjen e radhës

E Enjte, 03 October 2019 12:43

LSI ka denoncuar sot përmes ish deputetit Endrit Braimllari, një tjetër aferë korruptive sipas për projektin e Unazës së Re.

“Edi Rama pas 40 milionë euro që kërkonte të rrëmbente tek projekti i unazës së re, në kurriz të 1300 familjeve të cilat me mund dhe djersë për 30 vite kanë arritur të ndërtojnë shtëpitë e tyre duke i paguar çdo taksë shtetit shqiptar. Sot, kërkon të kalojë në parlament një kontratë për grabitjen e radhës në Unazën e Re dhe konkretisht në rehabilitimin e shtratit të Lumit Lana. “ tha Braimllari në një deklaratë për mediat.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë, qeveria në ikje dhe grabitqare vazhdon dhe thellon skandalin e saj korruptiv. Ky skandal është më i madhi i kësaj qeverie dhe këtij parlamenti noter të qeverisë. Është vazhdimësia e skandalit korruptiv të Edi Ramës për projektin e Unazës së Re.

Edi Rama pas 40 milionë euro që kërkonte të rrëmbente tek projekti i unazës së re, në kurriz të 1300 familjeve të cilat me mund dhe djersë për 30 vite kanë arritur të ndërtojnë shtëpitë e tyre duke i paguar çdo taksë shtetit shqiptar. Sot, kërkon të kalojë në parlament një kontratë për grabitjen e radhës në Unazën e Re dhe konkretisht në rehabilitimin e shtratit të Lumit Lana.

Edi Rama kërkon të shpenzojë nga taksat e shqiptarëve rreth 25 milionë euro të tjera nga të cilat 8 milionë do të merren kredi për të shembur shtëpitë e banorëve të Unazës së Rë që shtrihen pranë lumit Lana me synim zgjerimin e sheshit të ndërtimit për Taulant Ballën.

Edi Rama kërkon të shembë shtëpitë e banorëve të Unazës së Re duke mos i dëmshpërblyer ato, me argumentin se nuk ka para.

Por ndërkohë, merr 8 milionë euro kredi për të prishur shtëpitë e qytetarëve, që nëse ne do të kishim një kryeministër të përgjegjshëm, serioz dhe jo hajdut këto para shumë mirë mund të shkonin për dëmshpërblimin e banorëve të Unazës së Re.

Është e qartë që për Edi Ramën dhe qeverinë e tij ilegjitime qytetarët janë të fundit. Oligarkët, krimi i organizuar dhe hajdutëria e tij qeveritare janë të parët.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...