Nga Hashtag.al/ Pse Edi Rama vendosi të shantazhojë televizionin Syri.net?

E Enjte, 03 October 2019 22:08

Ditën e sotme ndaj televizioni Syri TV organet tatimore ushtruan një kontroll deri në detaje.

Në televizionin Syri Tv, tatimorët ushtruan një kontroll të imtësishëm i dokumentacioni përkatës dhe më pas kontrolluan edhe punonjësit.

Një kontroll i detajuar lidhur me listat e punonjësve, pagesat e taksave dhe deri në  detyrimet e sigurimeve dhe shëndetësore.

Kontrolli ndaj Syri.Tv ngjalli reagime të shumta për mënyrën si u zhvillua pasi erdhi vetëm disa ditë pas kontrollit të parë në ditët e lëkundjeve të tërmetit.

Pse Edi Rama vendosi të shantazhojë televizionin Syri.net?

Kryeministri ka nevojë të intimidojë dhe t’i tregojë forcën këtij televizioni të ri sepse që prej vitit 2013 ai ka monopol të gjitha linjat editoriale televizive në vend. Në vitin 2015 u përpoq Agon Channel ta kundërshtojë dhe menjëherë Rama e kafshoi.

Edi Rama është shumë i qartë, e di shumë mirë që rrjetet sociale dhe portalet kanë efekt të kufizuar dhe mund të relativizohen me kundërportale por lindja e një strukture televizive aq më tepër në kushtet kur ka 6 vjet i konsumuar në pushtet është lëvizje që i krijon ankth kryeministrit për shkak të efektit të fortë që bën një televizion opozitar pasi ka munguar prej 6 vitesh një TV i tillë (me përjashtim të Fax News).

Një strukturë e organizuar televizive, që investigon kryeministrin, ministrat dhe drejtorët e rëndësishëm, mungon që prej vitit 2013.

Edi Rama është i vetmi kryeministër që prej 6 vjet ka pasur imunitet absolut nga mediat televizive kombëtare, ndaj dhe është i nervozuar. Njësoj siç u nervozua kur arriti që në vitin 2016 të bllokonte të gjitha transmetimet televizive për kanabisin dhe u fut në ankth kur e vërteta e kanabisit i plasi nga partnerët ndërkombëtarë.

Edi Rama nuk rezulton të ketë çuar ndonjëherë kontrollin tatimor në parcelat e hashashit nëse qindra mijëra punonjës punonit të siguruar apo jo, ndaj dhe goditja e televizionit Syri me pretekstin pagesave të detyrimeve tatimore është një tezë që mund të vlejë për këdo por jo për Edi Ramën.

Edi Rama nuk ka problem as kanabisin dhe as detyrimet tatimore, Edi Rama ka vetëm një problem, pushtetin absolut mediatik. /Hashtag.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...