Deputeti i PD-së: Negociatat, thjesht vendim politik i BE-së, qeveria nuk ka bërë asgjë

Tuesday, 17 Prill 2018 14:48

Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, i cili ka qenë edhe ministër i Punëve të Jashtme, në një intervistë ka deklaruar se rekomandimi i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë është një vendim politik i unionit që nuk ka të bëjë me meritat e qeverisë shqiptare.

Sipas tij Shqipëria nuk ka bërë ndonjë progres për ta merituar çeljen e negociatave, por një gjë e tillë vjen si pasojë e një vendimi politik të Brukselit për ta rikthyer vëmendjen nga Ballkani Perëndimor.

 “KE ka një qëndrim për hapjen e negociatave. Ne jemi pro si opozitë. Deri sa është pro hapjes, KE s’mund të bëjë një raport të zi. KE ka bërë një raport që i përputhet propozimit. Ne jemi pro hapjes, por a do të thotë kjo që Shqipëria ka bërë progres? Jo nuk ka bërë. Është një vendim politik, që vjen pasi BE kaloi një periudhë pauze, një krize të trefishtë, me refugjatët dhe partitë ekstreme. BE ishte detyruar që ta largonte vëmendjen nga Ballkani Perëndimor. Tashmë kemi një situatë shumë më të mirë në Evropë. Gjermania dhe Franca kanë qeveri me baza të gjëra, pro evropiane. Kriza ekonomike është tejkaluar. Kjo ka bërë që Evropa t’i rikthejë vëmendjen Ballkanit. Ky është një lajm i mirë, sepse sjell më shumë motivim, presion dhe kontroll. Është kulaçi dhe kërbaçi. BE i ka deklaruar një kalendar konkret për anëtarësim në 2025 Serbisë dhe Malit të Zi. Si thoni ju ti japësh Serbisë që bëri luftërat në Ballkan dhe mos t’i japësh asgjë Shqipërisë? Pra bëhet një propozim për çeljen e negociatave edhe për ne. Por kjo nuk është certifikatë që qeveria ka bërë punët e saj.” – u shpreh Bumçi gjatë intervistës në Report TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...