ANALIZA/ “Nuk qeveris e vetëm përrallis”- Artur Zheji: Pse është nervoz kryeministri? Ka lepur pas ferrës?

Premte, 04 October 2019 18:07

Nga Artur Zheji

Doli përsëri në Tv, kryeministri. Nuk dihet përse duhet të dilte përsëri, sepse me datë 3 Tetor 2019, ai kishte dalë disa herë, duke përsëritur të njëjtën salcë, të njëjtën majonezë dhe po aq spec djegës, gjatë gjithë asaj dite. Tepër nervoz dhe me shtjella pasioni dhe me mendime vrapuese e të rrjedhshme si një aktor improvizues, që edhe e shkruan vetë tekstin dhe e reciton, duke dhënë shfaqje pas shfaqjes. Duke vënë pasionin përpara logjikës, atij i duket se ja mbërrin qëllimit, që të mund të flasë edhe pa logjikë, boll që të tërheqë audiencën në shtigjet e pyllit dhe në shtigjet e qafëmaleve, gjithmonë për të shmangur marramendjen dhe pamjet e greminës ku jemi sot.
I vetëviktimizuar, gjithmonë në mbrojtje nga sulme të vërteta, por më së shumti nga sulme imagjinare, që duan të krijojnë bindjen, se e keqja buron nga opozitarizmi, nga ‘sharësit” që nxijnë realitetin.

Me siguri, shumica e audiencës, ka mbetur pa fjalë dhe pa gjykim, sepse kryeministri-viktimë, në rastin më të mirë: “Nuk di!”, dhe në rastin më të keq: “Nuk kam asnjë përgjegjësi!”, i bie që Rama, vetëparaqitet si ata larësit e xhamave të makinave të të tjerëve. Duke dashur të na bëjë të mendojmë, se kjo makina, që është edhe qeveria e tij, baltoset nga të tjerët dhe vetëm nga të tjerët.

“Korrupsion ka!”, por ja aq sa thuhet, e pra nuk është korrupsioni e keqja, por keqdashja që zmadhon përmasat e korrupsionit, ajo po, është e keqja jonë më e madhe, që na nxin e na baltos, sipas të thënave të kryeministrit.

“Trafiku i drogës? Tonelatat e kapura në Athinë me destinacion Shqipërinë? Apo gjurmë të tjera që kapen gjithkund tjetër?”

Dukshëm, duket se edhe kryeministri i merr vesh këto lajme nga mediat edhe ay, dhe pret vendimet e drejtësisë shqiptare… e kështu futja t’ja fusim! Le të ecë përpara qeveria, të mbyllim gojën të gjithë dhe të bëjmë spektatorin e spektaklit të ish piktorit, zbuluar befas aktor dhe regjizor njëherësh, që reciton monologun e viktimës, që vanë dhe e vunë me zor kryeministër.

Po përse është kaq nervoz kryeministri pasionant? Përgjigja duket e thjeshtë dhe është para syve të të gjithëve: Nuk ka kontroll në asgjë e për asgjë! Nuk qeveris e vetëm përrallis, ankesa të pafundme, që për hir të së vërtetës, i ujdis bukur mirë në të folme! Sepse largimi masiv i shqiptarëve, është prej kohësh një braktisje reale e teatrit, ku ish piktori-aktor, shumë shpejt do të përrallisë në një sallë të zbrazur.

Porse kjo është një humbje për të gjithë, pozitë dhe opozitë, popull apo elitë.

Dhe pyetja që bëhet rëndom është, jemi vonë apo mirëfilli e meritojmë këtë kryeministër mendjemadh, të cilit pa kuptuar po i boshatiset kafka, nga neuronet e pakta racionale, shpesh aspak interesante, por po kaq shpesh të domosdoshme, që duhet të ketë një shtetar? Pse është nervoz kryeministri? Ka lepur pas ferrës?

Çfarë “Fati”! kemi një interpretues të mirë, gënjeshtrathënës të dorës së parë dhe presim që arka e shtetit dhe punët e qeverisjes të bëjnë përpara.

Mjerisht dhe fatmirësisht shqiptarët e kanë kuptuar këtë, bëjnë gati valixhet e tyre apo të fëmijëve të tyre dhe ikin e largohen. Shpesh pa kthim. Ndërkohë që kryeministri flet e flet. E përsëri, flet e flet./360gradë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...