“Venecia ka rënë në nivelin e Ramizë Alisë”, Vasili: Vendimin e gjykon vetëm Kushtetuesja

Premte, 04 October 2019 20:02

Ditën e sotme presidenti ka publikuar qëndrimi e tij për Draft-Opinionin e Komisionit të Venecias, ku mes të tjerave shprehet se vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit është marrë duke vendosur së pari interesin kombëtar.

Për të folur për këtë temë dhe jo vetëm, në studion e FaxNews është nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.

Petrit Vasili shprehet Meta e ka vlerësuar ndihmën e herë pas hershme të Komisionit të Venecias. Vasili thotë se Komisioni i Venecias ka rrëshkitur në disa opinione.

Nënkryetari i LSI-së thekson se Venecia ka rënë në nivelin e Ramizë Alisë. Vasili shton se vendimin e Metës për 30 qershorin e gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese.

Gjithashtu, nënkryetari i LSI-së foli edhe 5 pikat e vendosura nga PD për reformën zgjedhore. Më tej, Vasili foli edhe për foton Rama-Obama, të cilën e konsideron turp dhe shprehet se kryeministri jeton në një gënjeshtër.

“Venecia erdhi me një komision faktmbledhës, dhe në fund dha mendimin e saj. Opinioni i Venecias është i çekuilibruar. Venecia ka rënë në nivelin e Ramizë Alisë. Vendimin e Metës për 30 qershorin e gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese. Nuk e gjykon as Venecia dhe askush. Edhe ish-presidenti Bujar Nishani i shtyu zgjedhjet nga 18 në 25 qershor, dhe këta u zgjodhën me zgjedhje të shtyra. Por nuk janë dakort kur Presidenti aktual të shtyjë votimet.”

Vasili shprehet se Rama është njeriu i fundit që mund të bëjë zgjedhje, pasi ky vetëm i vjedh zgjedhjet

“Ky njeri është i sëmurë psiqik. Nuk është se ka qënë ndonjëherë mirë. Vendi është në krizë. Nuk e thotë më PD-ja por Bundanstagu. Rama s’bën asgjë për të dal nga kriza. Nuk flet dot më ky njeri për zgjedhjet. Zgjedhjet që bëri në 30 qershor, e çuan vendin në krizë. Rama është njeriu i fundit që mund të bëjë zgjedhje, pasi ky vetëm i vjedh zgjedhjet.”

Gjithashtu, Petrit Vasili ka folur edhe për foton Rama-Obama, ku shprehet se kryeministri jeton në një gënjeshtër.

“Është një turp i padëgjuar. Këtë turp e ka kryer Rama. Rama është një ordiner. Ka jetuar gjithmonë në gënjëeshtra dhe duke menduar se një foto me Obamën do ta bënte të besuar. Ky la vendin në kushte ekstreme dhe shkoi në New York. Por i dolën huq takimet. Vetëm bëri një foto,” shprehet Vasili

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...