Basha: Nuk kërkojmë të mbajmë me pekule Ramën, por të zgjidhim krizën

Premte, 04 October 2019 20:19

Një ndër 5 pikat që opozita i ka vendosur në tryezë kryeministrit Edi Rama është edhe ajo se, “kjo qeveri nuk e ka autoritetin për të zhvilluar zgjedhje të lira”.

Sipas Lulzim Bashës, i ftuar në Syri TV, opozita nuk kërkon të mbajë me pekule kryeministrin, por të zgjidhë krizën që ka kapluar vendin.

“Detyra jonë nuk është të mbajë me pekule Ramën. Problemi është se shqiptarët e kanë frigoriferin bosh, të gjithë mendojnë të largohen nga vendi. Opozita synon zgjidhjen e krizës e jo të mbajë me pekule Ramën.

Ne po themi atë që ka thënë OSBE-ODIHR dhe një javë më parë Bundestagu gjerman.

Hapin duhet ta merrte përgjegjësi, qeveria, ndërsa po e merr opozita me shumë përgjegjshmëri”, u shpreh kreu i PD.

“Ne kërkojmë që të vendosen bazat e një shteti ku asnjë individ të mos marrë peng institucionet, qeverinë, ekonominë dhe drejtësinë”, shtoi Lulzim Basha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...