Zyrtare/ Në SHBA hapet çështja ‘Biden’

Saturday, 05 October 2019 13:42

Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës tha të premten se zyra e tij po ‘kryen një kontroll’ të çështjeve që janë hetuar më herët dhe janë mbyllur tashmë, përfshirë hetimin e kompanisë se gazit Burisma, në bordin e së cilës ka shërbyer edhe Hunter Biden, djali i ish-nënpresidentit amerikan Joe Biden.

Ruslan Ryaboshapka, prokurori i përgjithshëm i vendit, tha në një konferencë për shtyp se zyra e tij u udhëzua të rishikojë çështjet që janë mbyllur, të fragmentuara ose të hetuara, për t'u siguruar që ato ishin trajtuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë.

Ai shtoi se askush nuk u përpoq të ndikonte në vendimin e tij për të rihapur hetimet.

‘Tani ne po rishikojmë të gjitha çështjet të cilat janë mbyllur, fragmentuar ose hetuar më herët, në mënyrë që të marrim një vendim për rastet që konstatohet se janë marrë vendime të paligjshme procedurale,’ tha prokurori i përgjithshëm i Ukrainës.

Zyra planifikon të shqyrtojë 15 raste që më parë ishin mbyllur, përfshirë çështjen e gjigantit  të energjisë Burisma. Ky hap nuk do të thotë ende se Ukraina po hap një hetim të ri që përfshin Burisma ose Biden.

Komentet e prokurorit të përgjithshëm vijnë në një kohë kur Shtëpia e Bardhë e Trump po lufton një hetim për ‘impeachment’ që përfshin pretendime se Presidenti Trump përdori fondet ushtarake si pjesë e një ‘quid pro quo’ me Kievin për të hetuar Biden dhe babanë e tij, ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden, njëkohësisht një nga kandidatët më të fortë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara në 2020-ën.

Trump nga ana tij i ka mohuar akuzat e Demokratëve duke u shprehur se nuk ka ‘keqbërje’. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili foli në telefon me presidentin Trump më 25 korrik, tha se ai nuk ishte vënë në presion nga presidenti Trump për te hetuar Biden.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...