Basha përgjigjet prerë: Koha për shfaqje ka mbaruar, nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshje PS-PD

Saturday, 05 October 2019 18:04

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” Lulzim Basha iu përgjigj thirrjes së kryeministrit Rama se ishte i gatshëm në cdo orë për t’i shkuar në zyrë kryedemokratit. Basha tha prerë se koha për shfaqje ka mbaruar dhe kërkoi nga kreu i qeverisë të marrë përgjegjësit për situatën ku ndodhet vendi.

“Vendi nuk ka nevojë për një takim për sy e faqe midis një njeriu që e ka zhytur Shqipërinë në një krizë të thellë dhe opozitës që po kërkon daljen nga kjo krizë. Vendi ka nevojë për rrugëdalje nga kriza, dhe rrugëdalja nga kriza nuk bëhet me shfaqje, por bëhet me zgjedhje të lira e të ndershme” tha Basha, ndërsa hodhi poshtë zërat për një marrëveshje PS-PD.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshje PS-PD. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme në raport me integrimin europian, për kriminalizimin e vendit, për kapjen e shtetit, për shkatërrimin e zgjedhjeve, për mbrojtjen e bashkëpunëtorëve e tij në krime të shumta korrupsioni, vjedhje dhe të procesit zgjedhor.” vijoi Basha.

Pjesë nga Intervista:

Pyetje: Përtej planit, propozimeve aksionit, çfarë do të lëshonte PD për ta zgjidhur këtë krizë, konkretisht z.Basha?

Lulzim Basha: PD nuk kërkon asgjë për veten e saj, as për aleatët tanë. Opozita e bashkuar nuk ka asnjë kërkesë për veten tonë, për partitë tona. Të gjitha kërkesat tona janë për të zgjidhur krizën për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë. Kur ne kërkojmë zgjedhje të lira e të ndershme, do të thotë që kërkojmë që qytetarët tanë të kenë mundësi të votojnë të lirë nga presioni, të kenë mundësi të votojnë të lirë nga kërcënimi për tjetërsimin e rezultatit, të mos jenë subjekt i blerjes së votës, të mos shkarkohen nga puna se nuk votojnë partinë në pushtet. Pra, sa i përket reformës zgjedhore po edhe kërkesave të tjera të opozitës, të PD, asgjë nuk kërkohet për veten tonë apo në emrin tonë. Gjithçka që kërkojmë është në emër të interesit publik, është në emër të qytetarëve shqiptarë.

Pyetje: Patjetër, por a do të lëvizte diçka prej jush? Këtë pyetje ia bëjmë shpesh edhe maxhorancës, që artikulon shprehjen ‘jemi gati për dialog’. Madje unë dua t’ju pyes këtu z.Basha, është shprehur kryeministri z.Rama se jam i gatshëm t’i shkoj kryetarit të PD z.Basha në zyrë në çfarëdo lloj orari mjafton që të më pranojë. Çfarë do t’ju bënte ta pranonit Edi Ramën në zyrën tuaj?

 

Lulzim Basha: Asgjë! Sepse kjo tregon që Edi Rama nuk është i interesuar të zgjidhë krizën, por është i interesuar për një shfaqe tjetër. Koha për shfaqe ka mbaruar.

Pyetje: Nuk do të uleshit asnjëherë me Edi Ramën përballë?

Lulzim Basha: Vendi nuk ka nevojë për një takim për sy e faqe midis një njeriu që e ka zhytur Shqipërinë në një krizë të thellë dhe opozitës që po kërkon daljen nga kjo krizë. Vendi ka nevojë për rrugëdalje nga kriza, dhe rrugëdalja nga kriza nuk bëhet me shfaqje, por bëhet me zgjedhje të lira e të ndershme, me reformë zgjedhore, me dënimin e atyre që kanë shkatërruar zgjedhjet e 2017, 2015, 2016. Hetimin e plotë të çdo kujt në dosjet e famshme 339, 184 dhe me një proces transparent me pjesëmarrje dhe përfshirje të publikut për një reformë zgjedhore që u garanton qytetarëve që zëri i tyre do të dëgjohet, që vota e tyre do të shkojë aty ku të hidhet dhe që parlamenti i ardhshëm dhe qeveria e ardhshme do të jenë produkt i vullnetit të qytetarëve dhe jo produkt i vullnetit të bandave kriminale apo të oligarkëve. Kjo i duhet Shqipërisë, dhe këtu çdo palë duhet të marrë përgjegjësitë e veta. Edi Rama duhet të marrë përgjegjësitë, për kriminelët që solli prap edhe në procesin e 30 qershorit.  Kemi të paktën 3 persona me rekode kriminale, në Shkodër, në Vaun e Dejës, në Vorë, me gjasa dhe shumë të tjerë. Kemi një lidhje të pashkëputshme të Edi Ramës nga që janë në listat e zeza të SHBA, si Tom Doshi apo Vangjush Dako. Kemi Shqipërinë në nivele rekord si bazë e sigurtë e trafikimit të drogës në Botë. Gjithçka që ju thëm është në 9 pikat e Bundestagut. 9 pikat e Bundestagut përbëjnë një udhërrëfyes për nxjerrjen e vendit nga kriza.  Dhe dua ta përsëris fare qartë që për opozitën, për Partinë Demokratike dhe për mua personalisht, nuk ka asnjë dyshim se rruga e zgjidhjes së kësaj krize të rëndë politike, që peshon pastaj dhe përkthehet në krizën e tmerrshme ekonomike që ka mbërthyer vendin, me papunësi, me varfëri të shtuar, me familje të zhytyra në borxhe, me koston e jetesës në nivele të papërballueshme dhe të pakrahasueshme me vendet e rajonit, me emigracionin masiv që është rikthyer në numra më të frikshëm se sa para 25 apo 30 vjetësh, zgjidhja e vetme është zbatimi i këtij udhërrëfyesi që çon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vendore në të njëjtën ditë, me një reformë zgjedhore që u garanton qytetarëve vendimmarrjen për nesër e përgjithmonë.  Pra, çlirimin e politikës nga krimi. Çlirimin e shtetit nga kapja e shtetit nga krimi dhe interesat korruptive dhe kthimin e vendimarrjes tek qytetarët. Vetëm kështu Shqipëria mund të shkojë drejt Europës. Në Europë nuk ka kryeministër as 24 orë që kapet duke bashkëpunuar me kriminelë, me policë të korruptuar, me politikanë, për të vjedhur zgjedhjet dhe pastaj gjen lloj-lloj alibirash për të mos u larguar dhe për të mbrotjur bashkëpunëtorët e tij në krim. Në Europë nuk ka kryeministër që i kapen 2 ministra të brendshëm njëri pas tjetrit, njëri i përfshirë në kanabizimin e vendit, tjetri më vëllain të dënuar dhe fuxhitiv të drejtësisë që vazhdon aktivitetin në Shqipëri dhe që bëjnë gjithçka për të mbrojtur ata, në vend që ti hapë rrugë drejtësisë. Nuk ka në Europë kryeministër që të kontrollojë prokurorinë, të diktojë mbylljen e hetimeve siç po ndodh me dosjen 184 që e kanë degdisur në Dibër për ta mbyllur, apo me dosjen 339. Nuk ka kryeministër që mban në kryesi Vangjush Dakon, që e ka marrë vesh gjithë bota që ka qënë truri i manipulimit elektoral me bandat e Avdylajve në Shijak e gjetkë. Pra, s’po kërkojmë asgjë më shumë dhe nuk mund të pranojmë asgjë më pak se sa standardet dhe normat europiane. Dhe sot këtë nuk po e kërkon vetëm opozita, por po e kërkon Gjermania, po e kërkon Europa, po e kërkojnë partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe kjo është e vetmja rrugë për ta nxjerrë vendin nga kriza.

Pyetje: Zoti Basha, ju thatë se është një shoë i kryeministrit Rama, që kërkon t’ju takojë qoftë edhe në zyrën tuaj në çdo orë. Por nga ana tjetër unë ju pyes: Ka zëra që flasin për një marrëveshje PS-PD. Ndoshta iu është drejtuar edhe herë tjetër kjo pyetje, por unë po jua bëj përsëri: A ka pasur tentativa për një marrëveshje PS-PD?

Lulzim Basha: Nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshje PS-PD. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme në raport me integrimin europian, për kriminalizimin e vendit, për kapjen e shtetit, për shkatërrimin e zgjedhjeve, për mbrojtjen e bashkëpunëtorëve e tij në krime të shumta korrupsioni, vjedhje dhe të procesit zgjedhor. Edi Rama duhet t’i hapë rrugë zgjidhjes së krizës politike përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëtën ditë, pas një reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Për këtë ka një plan të qartë, ka një propozim të qartë të cilin duhet ta marrë dhe ta zbatojë, ose përndryshe duhet të hapë krahun dhe të lërë të tjerët ta zbatojnë. Ai nuk mund ta mbajë peng vendin përgjithmonë. Ka 6 vite që e mban peng vendin me dështim, me mashtrime dhe me gënjeshtra. Tani ka ardhur momenti. S’ka çfarë të bëjë më pas 6 vitesh. Çfarë nuk ka bërë për 6 vite, nuk e bën dot më. Ka ardhur momenti të zbatojë këtë plan për nxjerrjen e vendit nga kriza, që është në fakt edhe plani i partnerëve tanë, i Bundestagut dhe i Bashkimit Europian.  Propozimin sa i përket reformës zgjdhore e ka mbi tavolinë ose përndryshe të hapë krahun.

Modifikuar më Saturday, 05 October 2019 20:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...