Kauza për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i kalon kufijtë e Shqipërisë.
Një grup italianësh, pjesë e grupit të xhirimit të serisë televizive "Motra për zgjedhje" janë shprehur publikisht në mbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Ja çfarë shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në Facebook:
"Një mbështetje për kauzën e Mbrojtjes së Teatrit Kombëtar mbërrin nga Italia:
Grupi i xhirimit te serisë televizive “Motra për zgjedhje” me regji të Manuela Metri Drejtor fotografie Blasco Giurato, ( drejtor fotografie i “Nuovo cinema paradiso” i Giuseppe Tornatore. Cmim Oscar) Interpretojnë: Marisa Laurito, Fioretta Mari, Fiordaliso, Edmond Budina,Franco Neri, Andrea Coppola etj.
Teatri nuk do të shëmbet!"