Shembull i jashtëzakonshëm na erdhi nga Kosova mbrëmë, standarde zgjedhore ndër më të lartat. Incidente minimale, pjesëmarrje masive në zgjedhje dhe festë në shtetin tjetër të shqiptarëve. U votua dhe u numërua pa mbushur ende 24 orë dhe fituesi u përcaktua, humbësi uroi fituesin.
Po në shtetin tonë, atë që të gjithë shqiptarët i thonë “Shteti Amë” çfarë ndodh?! Mjafton të marrim në konsideratë me atë që ndodhi me ato palo zgjedhje që Rilindja mbajti më 30 qershor të këtij viti.
Edi Rama dhe banda e tij në pushtet i dhanë vendit një prej situatave më qesharake dhe skandaloze se në histori, siç ishte ajo që ndodhi me votimet monopartiake në vend?
U ‘votua’ nga një parti e vetme, u ‘numërua’ nga një parti e vetme dhe u dhëshën plot 27 ditë që ‘rezultati’ të certifikohej.
Babëzia për të vjedhur sa më shumë në kundërshtim me braktisjen totale që shqiptarët i bënë tanimë bandës qeverisëse i bëri rilindasit të mos dinë se çtë bjën.
Komisioni Socialist i Zgjedhjeve nuk kishte zgjidhje. Duhej rregulluar në letra gjithë ajo batardi që u bë.
Po Rama s’kishte ç’të bënte. Çfarë të numëronte?! Kë të uronte për fitoren? Veten?! Punë rilindje, punë bandash!
Ndaj edhe të gjithë ne duhet të jemi krenarë më atë leksion që dhanë dje vëllezërit tanë në Kosovë. Me vetëm pak vite shtet na mësuan se çdo do të thotë demokraci.