I ftuar në Syri TV përballë gazetarit Bled Marku, analisti Andi Bejtja ka komentuar ngjarjet e fundit të aktualitetit në vend, por edhe verdiktin e qytetarëve të Kosovës pas zgjedhjeve të një dite më parë.
Përveçse përshëndeti procesin zgjedhor në Kosovë, analisti i njohur foli edhe për fituesin e këtyre zgjedhjeve, liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Sipas Bejtjes, pavarësisht qasje nacionaliste, pushteti pritet ta bëjë Kurtin më pragmatist.
“Mendoj se do të jetë më praktik. Vetë Kurti deri në fund nuk njihte as Kombëtaren e Kosovës, edhe dje në sheshin Skënderbej pati vetëm flamuj kombëtarë. Ka një qasje më nacionaliste, por kur vjen në pushtet njeriu bëhet më pragmatist. Nëse i shërben mirë Kosovës dhe të jetë Kosova një shembull për Shqipërinë, kjo është puna më e mirë që mund të bëjë Kurti", u shpreh analisti.
Sa i përket marrëdhënieve të Kurtit me ndërkombëtarët, Bejtja u shpreh: “Nuk shihet mirë nga ndërkombëtarët. Do të donin një njeri më komod dhe të përkulshëm. Por edhe faktori ndërkombëtar do të sillet ndryshe nëse vijon me këtë koherencë”.