Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, në një shënim në facebook duke shprehur falenderimin e saj ndaj Kosovës për mënyrën demokratike se si zgjodhi të votojë, shprehet më tej se Kosova gjithashtu tregoi se zgjedhjet nuk mund të jenë monopartiake, duke iu referuar votimeve monopartiake që mbajti maxhoranca socialiste në Shqipëri më 30 qershor.
‘Faleminderit vëllezërve e motrave kosovare!
Sot qytetaria kosovare dhe populli i kosoves tregoi nivelin dhe shkallen me te larte te emancipimit te nje shoqerie europiane , duke na dhene leksionin më te madh se zgjedhjet nuk janë votim monopartiak, po alternativë idesh dhe figurash që garojnë ne nje garë sfiduese , ku vota është e shenjtë dhe e paprekshme nga kushdo qoftë !
Zgjedhjet ne Kosovë ishin leksioni më i mirë që na jepet ne , nga vëllezërit tanë shqipfolës dhe atdhetarë , se atdheu është i pari dhe menaxhohet nga ato që
populli i zgjedh si përfaqësuesit e tyre , për të bërë më të mirën për vendin tënd. Zgjedhjet në Kosovë treguan se të “humburit” respektojnë fituesit dhe tashmë e kuptojnë se roli i tyre opozitarë do të jetë shumë i rëndësishëm në zhvillimin e të ardhmes në Kosovë.
Urimet më të sinqerta Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit . Një falenderim me zëmer e mirënjohje për të gjithë klasen politike , që përtej interesit politikë , ata vunë interesin e Kosovës. Ky ishte leksioni më i mirë , që ne u dha ne , politikës Shqiptare .
Tashmë ka ardhur koha të bëjmë më të mirën për vendin tonë , që mos të shkallëmojmë demokracinë e brishtë , e cila po qëndron në fije të perit.’-shkruan Malaj.