Braimllari: Shqipëria në kërkesat për azil ia kalon edhe Sirisë. Zgjidhja e vetme, largimi i Ramës

Tuesday, 08 October 2019 09:41

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se me politikat e tij ka varfëruar varfëruar qytetarët. Sipas Braimllarit, qeverisja e Edi Ramës ka shpopulluar vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braimllari shprehet se “Pasiguria publike, varfëria, mungesa e vendeve të punës, shkatërrimi i biznesit të vogël, përqëndrimin e ekonomisë ne duart e oligarkisë i kanë bërë qytetarët që sot shpresën dhe të ardhmen ta shohin larg kufijve të Shqipërisë. Ka vetëm një rrugë, largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij të hajduterisë që të çlirohet ekonomia dhe të kthehet prosperiteri në vend.”

Në vijim postimi i plotë i Braimllarit

Kjo është politika kriminale e Edi Ramës ku largimi masiv i të rinjve dhe qytetarëve sot është sëmundja më e madhe e vendit.

Edi Rama dhe qeveria e tij fokusin kryesor e kanë tek hajdutëria dhe jo tek shërbimi qytetar. Edi Rama gjatë qeverisjes së tij ka shpopulluar vendin sepse politika e tij ka varfëruar qytetarët, ka humbur shpresën dhe besimin tek të rinjtë.

Pasiguria publike, varfëria, mungesa e vendeve të punës, shkatërrimi i biznesit të vogël, përqëndrimin e ekonomisë ne duart e oligarkisë i kanë bërë qytetarët që sot shpresën dhe të ardhmen ta shohin larg kufijve të Shqipërisë. Ka vetëm një rrugë, largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij të hajduterisë që të çlirohet ekonomia dhe të kthehet prosperiteri në vend.

Login to post comments