Qeveria në krizë/ Dorëhiqen drejtorët e rinj të Edi Ramës

Tuesday, 08 October 2019 10:29

Qeveria është në krizë pasi askush nuk pranon të marrrë detyrat e caktuara. Pas skandalit në hipotekën e Vlorës, në muajin shtator u shkarkua drejtori dhe zv/drejtori.

Pas këtyre largimeve u emëruan drejtori i ri dhe zv/drejtori. Por ende pa mbushur muajin në krye të hipotekës në Vlorë, të dy të emëruarit kanë dhënë dorëheqjen.

Elona Hodaj mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtores pas emërimit në datën 19 shtator. Largimin e saj e ka pasuar edhe zv/drejtori Krenar Xhemali. Këto janë dorëheqjet e treta në këtë drejtori dhe duket se askush nuk do të punojë më me qeverisjen e Edi Ramës.

Login to post comments