Banka Botërore për Shqipërinë: Ritmi i rritjes ekonomike parashikohet të ngadalësohet në 2.9 përqind në 2019-n

Tuesday, 08 October 2019 13:35

Në raportin ekonomik për Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore ndër mesazhet kryesore nënvizohet se pas rritjes së fortë ekonomike në vitin 2018, papunësia ra në nivele të ulëta historike.

Ndërsa për Shqipërinë ndër mesazhet kryesore ishin se ritmi i rritjes ekonomike parashikohet të ngadalësohet në 2.9 përqind në vitin 2019, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë elektrike nga pakësimi i reshjeve.

Po ashtu për vendin tonë rritja ekonomike, e mbështetur nga kërkesa e brendshme, pritet të forcohet në rreth 3.5 përqind në periudhë afatmesme.

“Ngadalësimi i rritjes së ekonomisë botërore ka të ngjarë të ndikojë negativisht rritjen e eksporteve gjatë periudhës afatmesme, duke rritur kështu ekspozimin ndaj rreziqeve të jashtme dhe fiskale të vendit.

-Për të mbajtur nën kontroll ndikimin e këtyre rreziqeve, Shqipëria duhet të ruajë konsolidimin fiskal, të rrisë efikasitetin e shpenzimeve publike dhe të zbatojë reforma strukturore që forcojnë rritjen ekonomike”, nënvizohet më tej në raport.

  
 
 
 
 
 
  
Login to post comments