Sekretari i Shtetit Mike Pompe garanton: Jemi kthyer fuqishëm në Ballkan!

Tuesday, 08 October 2019 14:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “kthyer” në rajonin e Ballkanit me përkushtim maksimal, pas një periudhe tërheqjeje gjatë presidencës së Barack Obamës. Për këtë garanton Mike Pompeo, Sekretari i Shtetit i SHBA, në një intervistë me gazetën greke Kathimerini, gjatë vizitës së tij në Athinë me rastin e nënshkrimit të një marrëveshjeje të re mbrojtjeje me Greqinë. Pompeo shpreson që Greqia e Turqia të zgjidhin paqësisht mosmarrëveshjet për të ulur tensionet në detin Egjè, ndërkohë që thotë se SHBA është seriozisht e përkushtuar për rajonin, çka përputhet me interesat amerikane, “Jemi kthyer”, deklaron Pompeo në përgjigje të pyetjes për interesimin amerikan për rajonin e Ballkanit dhe Egjeun.

 “Dhe kur them që jemi kthyer, dua të them që jemi të përkushtuar, sepse është në interesin më të mirë të Amerikës që të jetë e përkushtuar. Është gjithmonë barometri më i besueshëm. Çdo vend përpiqet të kujdeset për veten dhe interesat e veta. Greqia bën të njëjtën gjë. Kemi shumë objektiva të përbashkët dhe tashmë kemi edhe një bashkëpunim të ri mbrojtjeje që është i rëndësishëm jo thjesht për nesër apo për javën tjetër, por për vitet e dekadat që do të vijnë. Ne duam një Greqi të suksesshme, në rritje... Në një këndvështrim më të gjerë, ne duam të shohim stabilitet në Ballkan. Ky ka qenë një rajon i mbushur me sfida dhe ne duam që Greqia të çajë rrugën përpara. Duam që të zgjohet me kryeministrin e ri dhe qeverinë e tij të re në mënyrë që të ecë drejt Evropës e të krijojë stabilitet në rajon”, deklaron planin ai.

Pompeo shton se nga marrëveshja e re me Athinën nuk përfiton vetëm Greqia, por i gjithë Ballkani.

 “Sinqerisht mendojmë se ajo do të sjellë siguri më të mirë jo vetëm për Greqinë, por për Ballkanin, për rajonin. Presim që të sjellë stabilitet, çka do të reduktojë rreziqet për Amerikën, bizneset amerikane, qytetarët amerikanë që shkojnë në Greqi. Pra, Amerika ka interesa të mëdha që Greqia të jetë vend i sigurt”, shton Pompei.

Ballkani ka qenë përherë arenë lufte për influencë midis dy fuqive të mëdha, SHBA e Bashkimit Sovjetik të dikurshëm, sot Rusisë. Atyre iu është shtuar Kina, e gatshme të mbushë çdo boshllëk. Pompeo shpjegon se Amerika nuk është kundër investimeve të mirëfillta, duke bërë thirrje për t’i mbajtur sytë hapur.

 “Çdo vend ka të drejtën sovrane për të marrë vendime dhe ne nuk e pengojmë këtë, por i kërkojmë çdo vendi të mbajë sytë hapur. Kur Kina vjen me marrëveshje të vërteta biznesi, mendojmë që Greqia, bizneset greke, duhet t’i pranojnë. Por kur Kina vjen dhe oferta duken shumë të mira për të qenë të vërteta, mund të jetë edhe ashtu. Për fat të keq, e kemi parë të ndodhë në shumë vende të botës”, tha mes të tjerave Sekretari i Shtetit në këtë intervistë./ Marrë nga `Kathimerini`, përshtati Syri.net/ 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...