Protesta e banorëve të unazës së re ka nervozuar Edi Ramën dhe për këtë arsye ka urdhëruar ushtarin e tij në krye të ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshi që të arrestojë qytetarët.
Por mbrëmjen e sotme pas ndalimit të disa qytetarëve, policia ka kaluar në ekstrem.
Janë më shumë se 50 forca policie kanë zbarkuar në zonën e unazës së re dhe kanë ndaluar të paktën 5 qytetarë.
Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se kanë arrestuar edhe operatorin e Shijakt TV, Ledio Guni.
Sipas të dhënave, ai ka qene duke i filmuar civilët e Lleshit që janë shpërndarë përgjatë rrugës nga sheshi Shqiponja deri tek shkolla teknologjike dhe për këtë arsye e kanë ndaluar.