Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke iu referuar çështjes së fotos së Ramës me ish-Presidentin amerikan, Obama, ka ngritur një pyetje shumë të madhe.
“S’po marrim vesh më.
Asnjëri nga ata që SHBA u hoqi vizat dhe i ndaloi të hyjnë në SHBA me gjithë familjarët e tyre, nuk kishin kryer asnjë shkelje ligji në Amerikë. Asnjë dëm të vetëm nuk i sollën shtetit Amerikan.
Edi Rama është konfirmuar në një proces gjyqësor në Amerikë se ka paguar 80 000 Dollarë për një foto me Obamën. Kjo sipas ligjit Amerikan quhet shkelje dhe e dënueshme penalisht madje. Por viza nuk i hiqet.
Se dimë më se cilin standard Amerikan duhet të ndjekim!”, shkruan Manjani.