Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama duke e kritikuar për formën dhe mënyrën se si po qeverisë vendin. Me një video të shpërndarë në “Facebook”, lideri demokrat thotë se Rama premtoi mirëqeverisje dhe ulje taksash para se të vinte në pushtet, por pasi fitoi këtë besim nga votuesit, ai mbolli varfëri, korrupsion dhe rritje taksash për të gjithë.
“Gënjeshtari Kronik premtoi mirëqeverisje dhe ulje taksash por solli varfëri, korrupsion dhe rritje taksash rekord në 30 vite! Kush harron prapë e pëson! #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk”-shkruan Basha .
Të dhënat në videomesazh:
EDI RAMA ËSHTË MASHTRUES. AI NUK MBAJTI PREMTIMET, ME TË CILAT ERDHI NË PUSHTET. Rama 2013: Taksat patjetër do të ulen për 95% të shqiptarëve
FAKT
TAKSAT U RRITËN PËR 95 % TË SHQIPTARËVE. PAGUAJMË MË SHUMË 1.9 MILIARDË EURO TAKSA.
Premtimi RAMA: Do të heqim taksën 20% për bukën, do ta heqim taksën qumështin, do ta heqim taksën 20% për vezën, për miellin, për vajin, për sheqerin, dhe orizin”
FAKT
EDI RAMA MASHTROI. ASNJË NGA TAKSAT E PREMTUARA AS NUK U UL, AS NUK U HOQ. BORXHI ZYRTAR U RRIT NGA 61% NË 71%. 3.2 MILAIRDE EURO PPP JANË BORXH I FSHEHUR
NË 6 VJET, EDI RAMA VODHI DHE SHPËRDOROI 4.6 MILIARDË EURO OSE SA BUXHETI NË 1 VIT.