Banorët e zonës së “Astirit” vijojnë rezistencën për të mbrojtur shtëpitë e tyre.
Teksa banorët kanë lajmëruar sërish protestë në orën 18:30, Policia e Shtetit nga ana tjetër ka shtuar forcat në terren.
Lidhur me këtë situatë reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha bën thirrje të ndalet terrori, bandito-policesk, siç e quan ai, ndaj banorëve.
“Ndal terrorit banditesko narkopolicor ndaj protestuesve të pamposhtur të Unazës së Re. Qindra narko banditë me uniformë rrethojnë heronjtë që mbrojnë shtëpitë e tyre! Narkohorrat kanë arrestuar gjashtë protestues! Turp! Krim!”, shkruan Berisha në reagimin e tij.