“Carmina Burana”, për herë të parë vjen në versionin e saj origjinal në skenë

Diel, 13 October 2019 09:23

Vepra "Carmina Burana", kompozimi i Carlf Orff për herë të parë vjen në versionin e saj origjinal këtë mbrëmje për publikun. Në qendrën kulturore  të Katedrales Ortodokse, kjo vepër muzikore që është e njohur në skena të ndryshme të botës do të vijë në skenë nga artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit. Orkestra e TOB për shfaqjen "Carmina Burana" do të dirigjohet nga Gudni Emilsson, i cili ka një aktivitet mjaft të vlerësuar në skena të ndryshme të botës, por që këtë mbrëmje do të jetë në Tiranë për publikun shqiptar. Solistë në vepër janë tre emra të njohur të skenës operistike. Sopranoja Ramona Tullumani, baritoni Armando Likaj dhe kontratenor Sadet Berisha. Dirigjent kori Dritan Lumshi dhe drejtuese e korit të fëmijëve Zana Hysa. Vepra muzikore këtë mbrëmje vjen në skenë për publikun, por Teatri i Operës dhe Baletit shprehet se kjo vepër epike ka bërë bashkë 140 artistë. “Për herë të parë "Carmina Burana" në versionin e saj origjinal. Një nga shfaqjet më të pëlqyera dhe më të ndjekura të shekullit XX në skenat e njohura botërore. Në qendrën kulturore "Katedralja Ortodokse", do të "festojmë" për natyrën, dashurinë dhe fatin. Një vepër epike që përfshin 140 artistë, orkestrën, korin, korin e fëmijëve vjen si bashkëpunim i TKOBAP dhe Ambasadës Gjermane”, pohon TOB. Duhet të jenë të pakta orkestrat në botë, që nuk janë dirigjuar të paktën një herë nga Gudni Emilsson. E fundit që do t’a ketë këtë mundësi është ajo e Teatrit të Operës dhe Baletit për veprën “Carmina Burana”. I ftuari nga Gjermania për këtë vepër muzikore, numëron në karrierën e tij bashkëpunime të panumërta, pothuajse nga çdo kontinent. Për dirigjimet e tij është vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Debutimet e Gudni Emilsson janë me orkestra me histori suksesi. Pasi ka drejtuar me dhjetëra orkestra në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Azisë dhe Afrikës, dirigjenti Gudni Emilsson është në Tiranëpër të dirigjuar këtë mbrëmje orkestrën e TOB për veprën "Carmina Burana".

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...