Regjisori 'ia numëron' të gjitha Ramës: Zgjodha të jem 'Sokrat i vuejtun', jo derr i pakënaqun e budalla...

Diel, 13 October 2019 17:11

Regjisori dhe një prej aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Kastriot Çipi, përmes një postimi në rrjetet sociale, shpërthen ndaj kryeministrit Edi Rama.

Çipi rëndit të gjitha rastet kur ka dalë në mbrojtje të Teatrit e të gjitha rastet kur kreu i qeverisë ka heshtur.

 

Sipas regjisorit, ai ka zgjedhur të jetë “Sokrat i vuejtun” e jo “derr i kënaqun”, siç është Rama në optikën e tij.

 

“Kam zgjedhur të jem “Sokrat i vuejtun”, jo derr i pakënaqun e budalla, përballë derrit të kënaqun e “bir kurve”!”, shkruan ndër të tjera Kastriot Çipi.

Postimi i plotë i regjisorit:

Unë dola kundër Ligjit “Rama” për Teatrin, në vitin 2000. Ai heshti. Unë humba vendin e punës. Ai jo.

Unë dola kundër projektit të Ramës për ndërtimin e kullës në truallin e Teatrit Kombëtar, në vitin 2002. Ai heshti prapë. Unë isha pa punë, ai gjithmonë në punë.

Unë dola kundër projektit të Ramës për teater me kulla në truallin e Teatrit Kombëtar, në vitin 2018. Isha prapë pa punë. Ai në të njëjtin vend pune.
Këtë herë bëri sikur ishte me mua. Erdhi në protestë. Ulëriti. Shau me fjalor vulgar Ramën dhe një koleg që e mbështeste atë. Kërcënoi me dhunë fizike. Unë nuk shava, nuk uluriva dhe nuk kërcënova. Thashë vetëm se do të jem aty, kundër shembjes, si 20 vjet më parë.

Pastaj ai doli në foto, i zgërdhirë, me qenin e sulmit të Ramës. Të nesërmen vuri kapelen e muratorit në kokë dhe inspektoi punimet në stadiumin me kullë. Unë mblodha prapë firma për peticionin e artistëve kundër shembjes, si në 2002. Denoncova prapë në media.

Tani, pas më shumë se një viti, unë jam ende pa punë. Ai vazhdon të mbajë të njëjtin vend pune. Veç rrogës, merr edhe honorare. Sepse për të ka financime projektesh, për mua jo.

Nuk ia kam zili që është “derr i kënaqun”, sepse kam zgjedhur vetë të jem “Sokrat i vuejtun”.

Por nuk mund ta pranoj ta kem pranë asnjë çast. Ky është shpërblimi i vetëm që kërkoj për vuajtjet e mia. Derri le të zhdëpet duke ngrënë e të zhgrryhet në llucën e tij, por jo aty ku unë protestoj prej një viti e gjysmë!

Kam zgjedhur të jem “Sokrat i vuejtun”, jo derr i pakënaqun e budalla, përballë derrit të kënaqun e “bir kurve”!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...