Opinioni zyrtar i “Venecias”, Dervishaj: Në asnjë paragraf nuk përmendet termi shkelje e Kushtetutës

Hënë, 14 October 2019 20:53

Këshilltari Ligjor i Presidentiti Bledar Dervishaj vlerëson raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias në lidhje me kërkesën e mazhorancës se kreu i shtetit shkeli kushtetutën me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve.

Në këndvështrimin e tij Dervishaj thotë se në asnjë paragraf nuk përmendet termi shkelje e kushtetutës nga ana e presidentit as në nivelin e ulët, as të rëndë.

“Në asnjë paragraf nuk përmendet termi shkelje e kushtetutës nga ana e Presidentit, as në nivelin e ulët, as të rëndë. Edhe konstatimi i tejkalimit të kompetencave u hoq në draftin përfundimtar.

Është praktikë pune që ekspertët pasi mbledhin faktet nga çdo institucion hartojnë një raport.

Kërkesa erdhi për një ndihmë imediate. Ky opinion u kërkua me procedurë të përshpejtuar. Ata pranojnë që faktet nuk përbëjnë kusht”.

Sipas tij interpretimi përfundimtar i mbetet Gjykatës kushtetuese.

“Jurisprudenca jonë kushtetuese thotë që interpretimi përfundimtar i mbetet Gjykatës kushtetuese. kemi të bëjmë me një konflikt institucional kompetencash. Komisioni i Venecias është opinion këshillimor”.

I pyetur për vlefshmërinë e 30 qershorit Dervishaj shprehet se i takon gjykatës kushtetuese të vendosë, por mungesa e saj është një nga shkaqet e krizës.

“Vlefshmëria e 30 qershorit, Komisioni i Venecias është treguar i kujdesshëm për këtë se ka dhe në fakt një kërkesë të depozituar për antikushtuetshmërinë e zgjedhjve dhe për fatin e tyre do shprehet Gjykata Kushtetuese edhe mungesa e Gjykata Kushtetuese ishte një nga shkaqet e krizës. Kodi Zgjedhor nuk parashikon zgjedhje me një kandidat”. /abcnews.al

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...