Media gjermane/ Katër shtete kundër Shqipërisë

Tuesday, 15 October 2019 09:22

Sot Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE pritet të marrin një vendim nëse do nisin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas gazetës franceze, Les Echos, Franca mbetet e vendosur për të mos hapur negociatat me Shqipërinë. Ajo mbështetet nga Holanda, Danimarka dhe Spanja. Më poshtë një raportim i agjencisë gjermane, DPA

Pak përpara se të vendoset për nisjen e negociatave të pranimit në BE me shtetet ballkanike, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Franca ka përforcuar planet e saj për veton. Në një takim të posaçëm të ambasadorëve të BE, pala franceze e ka bërë të qartë se nuk do të japë pëlqimin as për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, njoftuan diplomatët të hënën në mbrëmje në Luksemburg. Franca është e izoluar në këtë pozicion në BE, por ajo duket e vendosur për të mos ndryshuar më.

Me refuzimin themelor të negociatave të reja të pranimit në BE, qeveria e Parisit kundërshton jo vetëm të gjitha vendet e tjera të BE, por edhe presidenten e ardhshme të Komisionit të BE, Ursula von der Leyen dhe udhëheqësit aktualë të BE. Në një letër këta të fundit, kishin kërkuar nisjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Të dy vendet kanë përmbushur kushtet e kërkuara nga BE, thuhet në letrën e Leyen dhe liderëve të tjerë të BE. Tani është në lojë aftësia e BE për të mbajtur premtimet dhe për të parë nga ardhmja. Integrimi i mëtejshëm i vendeve ballanike gjithashtu do të ndihmojë në mbrojtjen e interesave europiane.

Megjithatë, qeveria në Paris e shikon ndryshe. Ajo e konsideron përparimin e deritanishëm të reformave në të vendet si të pamjaftueshëm dhe kërkon gjithashtu një reformë themelore në procesin e miratimit si një parakusht për miratimin. Ajo ka gjetur mbështetje vetëm në refuzimin e Shqipërisë. Për këtë janë dakord edhe Holanda dhe Danimarka.

Vendimi final për nisjen e negociatave do të merret të martën në ministerialin e BE në Luksemburg. Nëse Franca vendos veton aty, çështja pritet të ndezë diskutime të enjten në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive në Bruksel.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...