Kreu i Departamentit të Mjedist në PD, Jamarbër Malltezi ka denoncuar sërish në rrjetet sociale masakrën me pyjet, ndërsa akuzon Taulant Ballën për atë që po ndodh në Librazhd.
Malltezi shkruan në një postim në se priten pyje dushku dhe pishe dhe as nuk ia ndjen kujt sepse janë kollitur tek tualeti.
Postimi i plotë i Malltezit
Iken tualeti nga fshati dhe mbrapa le shkretetire. Priten pyjet, merret uji, shkaterrohet rruga nga makina me trupa. Priten pyje dushku dhe pishe dhe as nuk ia ndjen kujt se jane kollitur tek tualeti. Ndersa policia njofton banditet te fshihen ne pyll kur vijne t’i monitorojne.
Ja dhe fasada e çjerre e moratoriumit te prerjeve ne pyje. Jemi me 3 gazetare maleve te Kostenjes. Çfare qenie mund te jete ajo qe shkaterron edhe natyren e fshatit nga ka zbritur?