"Më mirë i papunë sesa drogaxhi si ty"/ Gazetari ia plas Ramës në studion e TCH

E Enjte, 17 October 2019 21:45

Shqipëria nuk ka marrë sinjale të pozitive nga Brukseli për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Lidhur me këtë çështje ka folur kryeministri Edi Rama, ku është shprehur se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka për konsumim politik të brendshëm çështjen e azilantëve shqiptarë në vendin e tij, duke shtuar se liberalizimi i vizave dhe hapja e negociatave nuk kanë lidhje midis tyre.

Por gjatë një interviste televizive, Rama është përfshirë dhe një debat me gazetarin Andi Bushati, duke e cilësuar të papunë. Kjo gjë ka bërë që gazetari dhe kryeministri të përfshihen në akuza të anasjellta.

Rama: E kam bërë këtë debat drejtpërdrejtë me Presidentin e Francës. Ai i flet popullit francez në funksion të asaj që po bën dhe që lidhet me ta. E para nuk ka lidhje fare liberalizimi i vizave me negociatat. BE ka lëvizje të lirë me vendet e Amerikës Latine.

Bushati: Macron përmend azilantët e Shqipërisë. Pra manipulon duke përmendur azilantët shqiptarë.

Rama: Eni të lutem të mos kem interferenca nga zëra të pa informuar. Ky është një qëndrim që nuk ka lidhje me çështjen e vizave dhe negociatat. E dyta, çështja e azilantëve që stër-zmadhohet në Francë lidhet me regjimin e trajtimit të atyre që kërkojnë azil. Shqiptarët kërkojnë azil politik për arsye ekonomike. Këtë problem e kishte Gjermania, duke kirijuar një regjim trajtimi të shpejtë dhe më pak bujar dhe faktikisht numri i kërkesave ka rënë. Është e padrejtë t’i kërkohet Shqipërisë të mbyllë kufijtë e vet ashtu siç është skandaloze që personazhe publikë dalin në televizion dhe flasin për këtë temë.

Bushati: Është një debat që duhet bërë qetë dhe jo me ton ironie.

Rama: Kush është ky zëri që më interferon. Unë jam i qetë por edhe pasionant. Unë jam këtu për t’u përgjigjur pyetjeve.

Ajo që sot është evidente është që Presidenti i Këshillit Evropian jo vetëm që duan t’i thonë po Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që në mikrobotën shqiptare vazhdohet me propagandën bajate se kjo lidhet me qeverinë. Po të mos i kishim bërë detyrat nuk do të kishim marrë PO-në e Gjermanisë.

Eni Vasili: Po me 9 kushte.

Rama: Qetësohu! Për çfarë u votua në Bundestagun gjerman kur kjo nuk ishte po. Janë 999 kushte që duhen përmbushur deri në anëtarësim në BE dhe përsëri varet nga dinamikat e brendshme. Varet nga politika dhe jo nga teknologjia e integrimit. Komisioni Evropian është struktura që bën vlerësimin teknik. Kur çështja shkon në nivelin politik nuk është thjesht lexim i raportit të komisionit. Franca ka interesat e veta.

Eni Vasili: Kur Shqipëria do të plotësojë 9 kushtet?

Rama: Së pari nuk janë nëntë. I keni lexuar gabim. Çelja e negociatave fillon kur palët ulen në një tryezë ku duhet të kemi kryer dy punë. Regjia është në rregull po ju interferoni duke ndërhyrë. Qetësohu!

Bushati: E bëri si Ertv-ja.

Vasili: Zt.Bushati këmbëngul të bëjë një pyetje.

Rama: Ata të papunët këtë punë kanë.

Buishati: Më mirë me të papunët se me drogaxhinj!

Rama: E para është reforma zgjedhore. Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK-ut besoj do bëhet brenda vitit. Këto nuk janë se i duhen Holandës apo Gjermanisë por se na duhen ne.

Modifikuar më Premte, 18 October 2019 10:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...