Prag krize, Dorian Teliti: Qeveria dështoi në mbledhjen e të ardhurave

Premte, 18 October 2019 10:48

Drejtori i kabinetit në Partinë Demokratike Dorian Teliti ka dalë në një prononcim për media ku paralajmërur gjendjen e rëndë të financave publike.

Sipas tij ka një “dokumenti konfidencial në tavolinën e Ramës ku shpjegohet se Qeveria dështon në mbledhjen e të ardhurave, nga tatimet e doganat dhe do të jenë 90 - 100 milionë dollarë më pak të ardhura.

Sipas tij, Rama do miratojë një akt normativ që fsheh të vërtetën mbi dështimin e mbledhjes së të ardhurave, heq shpërblimet për pensionistët dhe ul ndjeshëm investimet

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DREJTORI I KABINETIT DORIAN TELITI

Qeveria do të miratojë së shpejti në parlament aktin normativ që vulos dështimin e Edi Ramës me ekonominë edhe këtë vit. Me gjithë përpjekjet tinzare për të fshehur dështimin, të gjithë treguesit flasin për përkeqësimin e mëtejshëm të ekonomisë së vendit, për më pak punë, për më pak para në xhepat e shqiptarëve.

Akti normativ qeveritar:

1. Fsheh të vërtetën mbi dështimin e mbledhjes së të ardhurave.

2. Nuk parashikon shpërblime për pensionistët dhe të pamundurit.

3. Ul ndjeshëm investimet në projekte zhvillimore dhe infrastrukturë.

4. Braktis qëllimisht ish të përndjekurit.

Ecuria negative e mbledhjes së të ardhurave, ku vetëm nga tatimet dhe doganat në 8 muajt e parë, mungonin mbi 60 milion dollarë, do të vazhdojë të thellohet akoma edhe më shumë gjatë muajve të fundit të vitit. Edi Rama ka në tryezën e tij të punës një dokument konfidencial, ku parashikohet që, me ritmet aktuale, të ardhurat nga tatimet e doganat do të jenë 90 - 100 milionë dollarë më pak.

Akti normativ i qeverisë i ndan shqiptarët në qytetarë të dorës së parë dhe qytetarë të dorës së dytë.

Qeveria e Edi Ramës paguan me miliona oligarkët dhe klientët e vet, por nuk parashikon asnjë qindarkë për shpërblimin e fund vitit të pensionistëve dhe të familjeve  në nevojë.

Kjo qeveri që erdhi në pushtet me mashtrimin e dëmshpërblimit të plotë të ish të përndjekurve politikë, i ka braktisur ata. Me vetëm 12 milionë dollarë për dëmshpërblimin financiar, kjo qeveri e ka zgjatur mbi dy dekada afatin për të shlyer plotësisht faturën financiare.

Qeveria e Edi Ramës paguan qindra milionë për PPP, por shkurton investimet publike që gjenerojnë mirëqenie. Me këtë akt normativ, Qeveria ka vendosur të shkurtojë nga buxheti me 30 milionë dollarë nga shpenzimet për investime publike, duke ulur ndër të tjera, investimet në sigurinë ushqimore, zhvillimin rural, ujësjellës kanalizime, arsim profesional dhe universitar, duke shkelur për të disatën herë premtimet ndaj studenteve.

Me moton të vjelim sa më shumë nga djersa e shqiptarëve e t’i bëjmë paratë e tyre  “rrush e kumbulla” për t’u pasuruar me një grusht oligarkësh, kjo qeveri dëshmon çdo ditë kapitullimin e saj në politikat ekonomike dhe vulos rrënimin e shqiptarëve.

Partia Demokratike është e vetmja alternativë e besueshme qeverisëse! Me programin tonë që ka në bazë vullnetin e çeliktë për të siguruar konkurrencë të ndershme në treg dhe për të luftuar korrupsionin, ne do ta nxjerrim vendin nga kriza e besimit dhe e shpresës, do të rimëkëmbim ekonominë dhe do të punojmë për mirëqenien e çdo familjeje shqiptare.

Modifikuar më Premte, 18 October 2019 11:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...