Burime të sigurta brenda enturazhit të Ramës duan të thonë se ky njeri e ka harruar zyrën me ngjyra dhe zhgaravina dhe me koshin e basketbollit, që e ka dhe zyrë pune.
Ky term i fundit, pra punë nuk ka shumë lidhje me Ramën. E njëjta strategji që ka qenë dhe ka funksionuar kur ky njeri ishte kryebashkiak, po ajo është edhe sot. “Gërmo dhe vidh, lyej fasada edhe vidh”. 6 muajt e fundit nuk janë edhe aq çështje dembelizmi, ky njeri nuk e ka parë ndonjëherë zyrën as të kryebashkiakut e as të kryeministrit si institucione që kanë lidhje me shtetin. Ato zyra kanë qenë kryqëzim i marrëdhënieve të tij me oligarkë, firma të dyshimta dhe kanale të rrezikshme të krimit të organizuar. Këto 6 muajt e fundit kanë disa fije që po shpërbëhen dhe goditjet në drejtim të Haxhi Qamilit të Rilindjes, nuk janë të pakta.
Nuk ka qenë ndonjëherë i denjë për punë, vetëm për fjalë, fjalor ordiner edhe propagandë bajate. Nuk ka pse shkon më se PPP-të mbaruan, krimi i organizuar i ka dalë në sipërfaqe dhe as shokët e shoqatë Brukselit të “vjetër” nuk po e ndihmojnë dot më. /REDAKSIONALE