Bumçi: Dështimi për negociatat ka një fajtor të qartë, kushtet kanë emrin “Edi Rama”

Premte, 18 October 2019 14:59

Në ditën ku janë zyrtarisht bllokuar në Këshillin Europian diskutimet mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ish ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, komenton për A2 vendimin dhe veçanërisht përgjegjësitë e politikës shqiptare.

Sipas tij, “Europa është treguar dashamirëse me shqiptarët, nuk mund të ankohemi ndaj Europës”.

Fajtori për Bumçin duhet gjendur në Tiranë. “Kjo frymë anti-Europë që Edi Rama po i fut shqiptarëve është e paprecedentë, nuk e ka bërë asnjë kryeministër, të gjithë kanë thënë ‘të bëjmë detyrat e shtëpisë’. Është i pari kryeministër apo president në 28 vjet që ka futur frymën e kërcënimit ndaj Europës, me radikalizmin religjioz, me bashkimin kombëtar, me Kinën dhe Rusinë. Ai po fsheh dështimin e tij personal, kushtet mbajnë emrin Edi Rama”.

Vendimi i kundërt i Francës sipas tij është një justifikim i Ramës, sepse edhe vetë vendimi i Bundestagut dhe kushtet e vëna përfaqësonin një dështim të tij.

“Bundestagu kishte si kusht që të hetohen dosjet e Durrësit dhe Dibrës. Është kjo akuzë për Edi Ramën? T’i kërkosh një vendi të ketë Gjykatë të Lartë dhe një Kushtetuese, kjo tregon sa të falimentuar jemi si vend”, thotë ai, duke shtuar se “ vendi është në reanimacion, Rama duhet të largohet që Shqipërisë t’ i hapen dyert e Europës”.

Ish ministri ka fjalë të ashpra edhe për komisionerin Hahn. “Eurokomisioneri ka shkruar një histori të pashkruar me parë në historinë e zgjerimit. Bundestagu i ka vënë Shqipërisë 9 kushte, ku është komisioneri që thotë se kushtet janë plotësuar të gjitha. Komisioneri ka detyrë avancimin e këtyre vendeve, dhe ai zgjodhi të mbyllë sytë duke filluar nga droga në këtë vend. Gjithsesi, dështimi mban një emër dhe është Edi Rama”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...