Fjalimi më anti Europë në 30 vite demokraci

Saturday, 19 October 2019 11:23

Edi Rama teksa po flet në këto momente për dështimin për negociatat tha sot se refuzimi i hapjes së negociatave erdhi si rezultat i mos arritjes së dakordësisë mes vendeve të BE-së. Rama  tha se justifikimet për shtimin e numrit të azilantëve është një çështje, siç tha ai bishtash.

Rama tha se do vazhdojmë me pjesën tjetër të kërkesave të mbetura që lidhen me funksionimin e mirë të shtetit. “Liderët e Bashkimit të sotëm Evropian që nga Presidenti i Këshillit, tek komisioneri për Zgjerimin e kanë thënë shumë qartë që kjo që ka ndodhur është rezultat i mos arritjes së konsensusit nga vendet anëtare për arsyet e tyre dhe natyrisht pastaj, është e tepër kur i shtojmë bishta kësaj që është thelbësore jo po azilantët, jo po kjo, jo po ajo.

Thelbi është ky, jo ne dhe Maqedonia e Veriut por cilido nga vendet që janë në BE të kishte pritur konsensus nuk do ta kishte marrë. Kemi marrë një refuzim për t’u marrë në konsideratë për çeljen e negociatave por asgjë më shumë se kaq. Rruga jonë është e njëjta.

Natyrisht, kemi bërë një reformë në drejtësi, e cila nuk u është kërkuar fare disa prej vendeve që kanë hyrë në BE. E kemi bërë sepse është gjëja e duhur për ne. Do të vazhdojmë me plotësimin e parakushteve të vendosura në votën Po të Bundestagut për reformën zgjedhore dhe natyrisht në pritje të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese. Do të vazhdojmë më pas me pjesën tjetër që ka të bëjë me kërkesa të lidhura me funksionimin më të mirë të shtetit”, tha Rama.

Ai shtoi më tej duke thene se: “Kjo është një përplasje mes të mëdhenjve dhe është një “lojë” qasjesh dhe interesash që është shumë më e madhe se sa ne, si Shqipëri dhe si rajon. Askush nuk e ka përjashtuar dhe përjashton perspektivën e integrimit tonë në BE. Në fund të fundit, procesi i integrimit është një proces i transformimit të brendshëm që përputh legjislacionit, sistemin e funksionimit të institucioneve në funksion të njerëzve tanë.

Dua ta vë theksin tek fakti se ndërkohë që ata të cilët janë jashtë nesh, ata që përfaqësojnë BE e thonë pa ekuivok që në mos arritjen e vendimit të djeshëm, përgjegjësia është e brendshme e BE-së. Është e papranueshme dhe e diskutueshme që këtu mes veti shtrohet diskutimi që mos vendimi i djeshëm vjen si pasojë e mos përmbushjes së detyrave.

Ne i kemi përmbushur detyrat jo një herë por dy herë rresht. E kam parë qartë që ka një mos përputhje që do çojë në konflikt dhe dje u shpalos plotësisht. Kryeministri italian e quajti gabim historik, por nga ana tjetër nuk mund të mos shtojë që Franca është një nga themeluesit e BE-së. Është në të drejtën dhe legjitimitetin e vet të kërkojë rregulla brenda një shtëpie. Ajo që mbetet esenciale është që ne të vazhdojmë rrugën që kemi nisur.

Nëse një pjesë të vendeve i kemi pasur gjithmonë mbështetje për shkak të qasjes së tyre.

Kancelarja ka bërë gjithçka për të arritur një formulë kompromisi dhe për të mos lejuar që Këshilli të përfundonte pa tekst. Është një përplasje e madhe për të nesërme të BE-së. Kemi pasur një problem të madh gjatë 6 mujorit të parë për gjithë atë që u bë këtu për të hedhur hije mbi procesin.

I kemi kapërcyer me diplomaci dhe me gjuhën e fakteve dhe kemi marrë mbështetjen e shumicës prej tyre. Ajo çka na mbetet është të vazhdojmë sepse nuk ka asnjë alternativë tjetër. Shqipëria evropiane nuk është një nga planet është e vetmja alternativë, është testament dhe detyrimi i vetëm i madh dhe i pa tjetërsueshëm që ne i kemi gjeneratave të tjera”

Modifikuar më Saturday, 19 October 2019 11:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...