Vite më parë, Julka Gramo ishtë një ndër këngëtaret më aktive në tregun muzikor shqiptar.
Ajo sillte shpesh këngë të reja dhe disa prej tyre mbahen mend ende.
![]()
Por për më shumë se 6 vite ajo ka vendosur të heqë dorë nga ky pasion dhe shkakun e ka treguar sot për herë të parë.
Në një intervistë për emisionin “Mirage” Julka ka treguar se u largua nga muzika për të qëndruar sa më pranë familjes.
![]()
Ajo u shpreh se muzika i merrte shumë kohë dhe nuk e lejonte të merrej me fëmijët e saj.
![]()
Por, ajo shtoi se gjatë kësaj periudhe pushimi ka kuptuar se dashuria e saj më e madhe është radioja dhe televizioni.
Aktualisht ajo është duke ushtruar profesionin e saj në radio dhe televizion dhe mesa duket ka gjetur komoditetin që i nevojitet.








