Pas dorëheqjes së Zaevit, zbulohet data kur do mbahen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Diel, 20 October 2019 08:51

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në muajin mars të 2020-ës. Kështu raportojnë mediat e Shkupit nga burime pranë ekzekutivit maqedonas. Këto zgjedhje erdhën si pasojë e dështimit të marrjes së datës për negociata me BE, ku Franca ishte kundër që Maqedonia e Veriut të merrte datën për nisjen e bisedimeve bashkë me Shqipërinë.

Pas këtij vendimi zhgënjyes, kryeministri Zoran Zaev njoftoi një ditë më parë se jepte dorëheqjen si dhe do të propozonte që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai tha se reformat në vend duhet të vazhdojnë dhe se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me implementimin e marrëveshjeve, e sidomos atë me Greqinë.

“Para dy dite Brukseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet e kërkuara. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Ky është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Ky është një vendim i Evropës prej problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës. Unë dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”– tha mes tjerash Zaev.

Edhe lideri i BDI-së, Ali Ahemti tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet i sheh si zgjidhje më e mirë të zhvillimeve pas mosmarrjes së datës për nisjen e bisedimeve me BE. Ahmeti edhe një herë përsëriti kërkesën e tij për Vetting në të gjitha strukturat e shtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...